PDK: Militantë të AKR-së pa ID po sillen si komisionerë

Aktuale

PDK: Militantë të AKR-së pa ID po sillen si komisionerë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:37
ilustrim

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për pjesëmarrjen e militantëve të partive politike si komisionerë në vendvotime, pa ID të certifikimit nga KQZ-ja.

Në vendvotimin e shkollës “Naim Frashëri” në fshatin Bletar, ish-Gllobar, sipas tyre, dy komisionerë të AKR-së janë pa ID të certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

PDK thotë se zyrtarët saj kanë kërkuar nga udhëheqësit e vendvotimit që t’i largojnë menjëherë këta dy komisionerë nga radhët e AKR-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat