Evidentohet fotografim vote në Polluzhë

Aktuale

Evidentohet fotografim vote në Polluzhë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:53
Kutia e votimit

Në qendrën e votimit në Polluzhë është parë një qytetar duke e fotografuar votën e tij.

Në qendrën e votimit në Polluzhë, në procesverbalin e qendrës, në ora 8:20, është evidentuar një person, i cili është parë duke fotografuar votën.

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat