Demolli e konsideron historike vizitën e kryeministrit në veri të vendit

Aktuale

Demolli e konsideron historike vizitën e kryeministrit në veri të vendit

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:56
Kryeministri Isa Mustafa gjatë vizitës në veri të vendit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se vizita e kryeministrit në veri të vendit është historike dhe tregon vendosmërinë që të arrijnë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Ai po ashtu falënderoi trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës.

Lexoni të plotë postimin e Demollit në Facebook:

“Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafa në vizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviqin dhe Zveçanin.

E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafa në veri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Një falënderim i posaçëm për trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat