Në janar, Gjykata Speciale trondit skenën politike, akuza kundër shumë politikanëve

Aktuale

Në janar, Gjykata Speciale trondit skenën politike, akuza kundër shumë politikanëve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 dhjetor 2016 Në ora: 15:09
Selia e Gjykates Speciale

“Shumë politikanë do të akuzohen për krime të kryera në luftën e UÇK-së. Priten burgosje të shumta të të shumë funksionareve dhe natyrisht se këndej priten edhe turbulenca politike në skenën e Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Njohësit e çështjeve juridike kanë pohuar se me fillimin e Gjykatës Speciale nga muaji janar priten burgosje të shumta të shumë funksionareve turbulenca politike në skenën e Kosovës, ku sipas tyre fillimi i punës së Gjykatës Speciale do jetë  fillimi i vetingu-t të politikës së Kosovë.

Sipas tyre do të ketë edhe lëvizje kundër burgosjes së politikanëve dhe të disa ish komandantëve të UÇK-së.

Blerim Burjani njohësi i çështjeve politike dhe juridike ka pohuar se Gjykata pritet të ketë rrol të fuqishëm  tek ndikimi në PDK, dhe gjithsesi se do të ndikojë edhe në skenën politike në tërë vendin.

Sipas tij, mund të ndodhë një konfuzitet dhe frikë por edhe tension në rast se gjykata vepron ngadalë në ngritjen aktakuzave, por kjo është çështje e gjykatës.

“ PDK mund të ketë telashe serioze dhe ndryshim në lidership të saj bazuar në atë çfarë thonë qarqet ndërkombëtare, përderisa edhe partitë opozitare priten të kenë problem serioze në lidershipin e tyre  me veprim të kësaj gjykate. Pra mund të jetë një furtunë për partitë në Kosovë, pa marr parasysh se kjo Gjykatë bazohet në një raport realisht imagjinar dhe fantastik mbi trafikimin me organe njerëzore gjatë vitit 98 dhe 99”, ka thënë Burjani.

Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike, për gazetën “Bota sot”, ka pohuar se veprimtaria e Gjykatës Speciale dhe e prokurorisë do të fillon me punë në fillim të janarit të vitit te ardhshëm.

“Shumë politikanë do të akuzohen për krime të kryera në luftën e UÇK-së. Priten burgosje të shumta të të shumë funksionareve dhe natyrisht se këndej priten edhe turbulenca politike në skenën e Kosovës. Mendoj se do të kemi edhe lëvizje kundër burgosjes së politikanëve dhe të disa ish komandantëve të UÇK-së. Lëvizje do të këtë nga qytetarët e Kosovës, sepse forcat që do të kapen kanë mjaft ndikim dhe me siguri se do të mobilizojnë masat në demonstrata. Por, pavarësisht kësaj, çështja nuk ndalet. Gjykata do të punojë pa u ndalur”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka pohuar se shtetit megjithatë do të ecë përpara dhe vendi do të kaloj nëpër një turbulencë por nuk do të destabilizohet.

“Shteti do të funksionoj dhe nuk kam mendim se ka ndonjë ngërrqe që mund të ndalin shtetin nga e ardhmja”, ka thënë Kelmendi.

Ndryshe Holanda zyrtarisht ka njoftuar se ka ratifikuar marrëveshjen për Gjykatën Speciale, e cila do të hyj në fuqi që nga data 1 janar 2017.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017. Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të shtetit nikoqir, e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat