Nisma: Po na arrestojnë njerëzit e partisë

Aktuale

Nisma: Po na arrestojnë njerëzit e partisë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Sekretari i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi

(E plotësuar) - Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, tha se kanë filluar arrestimet e disa aktivistëve të partisë së tyre, përfshirë zëdhënësin e partisë, një vëzhgues dhe komisionerin e Nisma-së.

Bytyqi: Prokuroria dhe Policia janë pengesë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve

“Me keqardhje dua të ju deklaroj se ne si NISMA për Kosovën në këto orë të vona ka filluar institucionet siç janë institucioni i Policisë dhe ai i Prokurorisë të bëhen instrument të partisë politike në pushtet duke penguar mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve këtu në Drenas. Kanë filluar arrestimet e disa aktivistëve tanë, kemi një arrestim të një vëzhguesi tonë dhe të një komisioneri, dhe kjo mënyrë se si po instrumentalizohet Prokuroria dhe Policia është pengesë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve këtu në Drenas. Po ashtu është arrestuar zëdhënësi i NISMA-së këtu në Drenas i cili ka dhënë deklaratë në emër të partisë dhe nuk ka asnjë lloj kuptimi që Prokuroria të arrestojë zëdhënësin sepse i bie që duhet ta arrestoj komplet partinë. Deklaratat e zëdhënësit kanë qenë të lëshuara nga partia dhe jo individuale, kjo është një lloj pengese që po tentojnë që të mos deklarojmë për keqpërdorimet që po bëhen ”, tha Bytyqi.

Ai tha se kanë denoncuar deputeten Sala Berisha Shala nga PDK e cila ka qenë dy herë në këtë pikë votimi.

Bytyqi: Kemi denoncuar deputeten Shala të PDK-së

“Vëzhguesi jonë në Negroc ka denoncuar deputeten Sala Shala e cila ka qenë dy herë në këtë pikë votimi, kjo ka qenë pengesë në mbarëvajtjen në këtë pikë votimi dhe pas denoncimit nga ana e vëzhguesit tonë, në vend që të shikohet nga ana e prokurorisë se përse po e pengon këtë pikë të votimit arrestohet vëzhguesi jonë”, tha Bytyqi i Nisma për Kosovën. 

Nisma: Policia e Prokuroria janë vënë në shërbim të pushtetit

Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, nga selia e partisë në Drenas, ka thënë se Policia dhe Prokuroria e Shtetit janë vënë në shërbim të pushtetit.

“Po na i arrestojnë vëzhguesit tanë në Negroc. Kemi arrestim të komisionerit tonë. Policia dhe Prokuroria mos të bëhen dorë e zgjatur e pushtetit. Këto orë tash të pasdites të mos bëhen për manovrime të votave", tha Bytyqi i Nisma për Kosovën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat