Bilall Sherifi i përgjigjet ashpër Shaip Mujës, ja çka i thotë për aferën “Pronto”

Aktuale

Bilall Sherifi i përgjigjet ashpër Shaip Mujës, ja çka i thotë për aferën “Pronto”

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 19:00
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi ka reagur në lidhje me shkrimin e deputetit të PDK-së, Shaip Muja ku i thotë Jakup Krasniqit “Mos e përjeto si humbje Drenasin, por si mësim”.

Lexo edhe këtë: Muja i përgjigjet Krasniqit: Mos e përjeto si humbje Drenasin, por si mësim

Me këtë rast Sherifi iu drejtohet me pyetje Mujës duke i thënë “si çfarë mësimi duhet ta marrë Jakupi Drenasin Shaip? Sikur ato mësimet që i kemi dëgjue nga ti dhe ata si ti në aferën pronto?”.

Ja postimi  i tij i plotë:

Pasi deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka shkruar një shkrim në Facebook për Jakup Krasniqin,

Sërish Shaip Muja i rroket Bacit Jakup. Por kësaj radhe jo përmes telefonit por përmes Facebook-ut.

Si çfarë mësimi duhet ta marrë Jakupi Drenasin Shaip? Sikur ato mësimet që i kemi dëgjue nga ti dhe ata si ti në aferën pronto?

E more Shaip Muja, si duket e ke vendos mos me mësu as nga gabimet e tua.

Ama, Shaip, kot e ke, ashtu sikur nuk të kanë ndihmuar ato të parat as kjo nuk të ndihmojë për t'u ngjitur në karrierë brenda PDK-së.

Shaip, veq lodhesh kot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat