Prokuroria hap një rast për kanosje gjatë zgjedhjeve në Drenas

Aktuale

Prokuroria hap një rast për kanosje gjatë zgjedhjeve në Drenas

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit gjatë tërë ditës është angazhuar në mbrojtjen e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, si dhe njofton qytetarët dhe opinionin se nuk ka pasur asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtës së votimit.

“Prokuroria e shtetit njofton opinionin publik se gjatë ditës së sotshme, prokuroria ka hapur një rast ndaj një personi për veprën penal të kanosjes, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe ka ndërmarrë masat konkrete të hetimit preliminar ndaj dy personave për informim të rrejshëm të publikut përmes mediave”, thuhet në njoftimin për media nga Prokuroria e Shtetit.

Prokuroria falënderon mediat, shoqërinë civile dhe të gjithë ata të cilët kanë bashkëpunuar me Prokurorin e shtetit dhe Policinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat