KIZ: Lladrovci dhe Xhemajlaj në balotazh

Aktuale

KIZ: Lladrovci dhe Xhemajlaj në balotazh

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 21:12
Pamje nga konferenca

Driton Selmanaj nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor ka bërë publike rezultatet preliminare të 80 përqind të votave të numëruara në komunën e Drenasit.

Sipas Selmanajt PDK ka fituar  46.57 përqind, Nisma 26.20 përqind, kandidati i pavarur Xhavit Drenori 19.78 përqind, AKR  7.3 përqind,  LDK  5. 37 përqind,  Fjala 2 përqind.

Duke u bazuar në këto rezultate Selmanaj tha se në komunën e Drenasit do të ketë balotazh ku sipas tij në garë do të jenë kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës Isa Xhemajlaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat