Ja sa vota ka humbur PDK-ja në Drenas, krahasuar me zgjedhjet lokale të 2013-tës

Aktuale

Ja sa vota ka humbur PDK-ja në Drenas, krahasuar me zgjedhjet lokale të 2013-tës

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:20
PDK

Partia Demokratike e Kosovës, për herë të parë që nga pas lufta ka shënuar humbje të mëdha votash në Komunën e Drenasit.

Në zgjedhjet e mbajtura sot, PDK me kandidat Ramiz Lladrovcin, ka arritur të marr vetëm 9011 vota, apo 45 për qind të votave.

Në vitin 2013, në zgjedhjet lokale në Drenas, PDK kishte 13, 550 vota, apo 64,7 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se PDK ka humbur mbi 4 mijë vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.

Për ndryshe, PDK do të shkojë në balotazh me kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, i cili ka siguruar mbi 27 për qind të votave të qytetarëve të Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat