Jakup Krasniqi i mahnitur me qytetarët e Drenasit: Ju dje ia dhatë politikës një leksion politik

Aktuale

Jakup Krasniqi i mahnitur me qytetarët e Drenasit: Ju dje ia dhatë politikës një leksion politik

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 09:10
Jakup Krasniqi

Me fjalët më të mira dhe i lumtur me vendimin e qytetarëve të Drenasit, Jakup Krasniqi ka thurur fjalët më të mira për ata.

Nëpërmjet Facebook ai ka uruar banorët e asaj ane duke I përgëzuar për vendimin që kanë marrë pas rezultateve të zgjedhjeve.

Ky është statusi i Krasniqit:

URIME QYTETARË TË DRENASIT!

Qytetarë te Drenasit,

Ju dje treguat fuqishëm se Vdekja politike, askujt nuk i vie nga kundërshtarët politik!

Vdekja politike e secilit vie nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithësecilit njeri!

Këta Burrat e Mëdhenjë (ne foto) te Lavdisë Shqiptare edhe pse u ndeshën me armiqtë e shumtë.

Vdekja i bëri të përjetshëm politikisht e kombtarisht!

Mos të harrojmë! Keta pos shumësisë armike i kishin dhe kundërshtarët politik dhe jo të paktë brenda llojit!

Qytetarêt e Drenasit dje përseri politikës shqiptare ia dhanë një leksion politik!

Vullneti politik i drenicasëve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje.

Urime qytetarë te Drenasit!

Vullneti Juaj do të triumfoj!

Ne i bindemi vullnetit tuaj!

Ne nuk duam dhunshëm ta rrembejmë besimin tuaj!

Mos harroni, ndryshimi ka vetëm një emër - Isa Xhemajlaj!

Ju priftë e mbara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat