Klani “Pronto”, të fortit që penguan EULEX-in në hetimin e vrasjeve politike!

Aktuale

Klani “Pronto”, të fortit që penguan EULEX-in në hetimin e vrasjeve politike!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:47
Disa nga viktimat e vrasjeve poltike

Vrasjet politike janë një ndër çështjet që kanë ngecur në vend dhe është bërë pak për t`i zbardhur e dënuar përgjegjësit.

Edhe përkundër asaj që në Kosovën e pas luftës kanë ardhur misione si UNMIK-u dhe EULEX-i për t`i ndihmuar vendoret që të vënë në “binar” drejtësinë e vendit, por kjo nuk ka ndodhur.

Pro sipas ekspertit, Hajrullah Tërnava ka ndodh e kundërta pasi që në rastin “Pronto” dëshmohet se EULEX ka hezituar t`i hetoj vrasjet politike, si pasoj e ndërhyrjes të "fortëve të këtij shteti”, ku sipas Tërnavës, në shtetet e porsaformuara të pasluftës si në rastin e Kosovës, kur të huajt e qeverisin atë shtet, ata e kanë për qëllim që prej gjendjes së luftës në atë shtet,  të fillojnë të jetësohen ligjeve civilizuese qytetare, dhe dalë ngadalë të filloj ligjshmëria në atë shtet.

“Krahasuar me kohën e paraluftës "sistemin e Millosheviqit" dhe të gjatë luftës, institucionet ndërkombëtare ia kanë arritur qëllimit dhe megjithatë ka filluar jetësimi i ligjshmërisë,  si zgjedhjet e lira, qeverisja e vendit dhe funksionimi i shtetit në krye me Kryetarin. Të gjithë ata të huaj që kanë ardhur në Kosovë për me i ndihmuar këtij vendi, në rend të parë e kanë me e ruajtur veten (jetën e tyre),  dhe kur ta kryen mandatin shendosh e mirë me iu kthye familjes së tij. Edhe kur janë nisë për në Kosovë, kanë pasur këto amanete prej familjareve të vet”, ka thënë Tërnava.

Gjithashtu, ai ka thënë se gjithsecili prej tyre që ishin dhe janë ende në ato detyra si të UNMIK-ut dhe të EULEX-it i luten zotit që pa kurrfarë eksesi ta kryejnë këtë mandat, dhe normal të fitojnë sa ma shumë pare,  dhe të kryejnë mandatin e të kthehen në vendet e tyre, të jenë sa ma të pasur, prandaj i kanë pasur ato apetite që të lidhen me të "fortit" vendor.

“Më së miri e dëshmoj prokurorja angleze në largim,  mallverzimet në EULEX kur iu krye mandati i saj,  dhe qartë u pa se edhe faktori ndërkombëtar si EULEX,  janë të lidhur me vendoret,  si me klanin "Pronto" dhe qartë dëshmohet se EULEX ka hezituar ti hetoj vrasjet politike, si pasoj e ndërhyrjes të "fortëve të këtij shteti". Ka pasur raste kur disa dëshmitar janë marr në pyetje,  prej të huajve, dhe mbas kryerjes së hetimeve për disa nga vrasjet politike në fjalë, prapë se prapë nuk janë zbardhur ato vrasje politike,  dhe sot e kësaj dite vazhdon ankthi i familjarëve për humbjet e të afërmve të vet dhe e tërë shoqëria e ndershme kosovare. Prej çlirimit e deri më tani sikur të ishin zbardhur ato vrasje politike,  dhe të ishte luftuar krimi i organizuar rrënjësisht, sot Kosova do ishte anëtare e BE apo së paku do ta kishte liberalizimin”, ka shtuar Tërnava.

Më tutje, ai ka thënë që dikujt po i pengon zbardhja e vrasjeve dhe u lidhën me institucionet e të huajve në Kosovë që të shtrijnë pushtetin e tyre në Kosovën e pasluftës.

“Dikujt në këtë shtet nuk i ka konvenuar zbardhja e këtyre vrasjeve, përkundrazi çart po del se ata të "fortit" që e shtrin pushtetin në Kosovën  e pasluftës dhe prej varfanjakëve, u pasuruan dhe u bane multimilionerë, patën ndikim dhe u lidhen edhe me institucionet e të huajve në Kosovë, si me EULEX, dhe deri më tani pa problem e qeverisen këtë vend, edhe që tani ky vend - Kosova është i vetmi vend i geotizuar që ende nuk i ka plotësuar kushtet për liberalizim ne BE. Kosova megjithatë është shtet i ri i njohur prej 113 vendeve ne bote por ende nuk është i pranuar në OKB dhe ne BE. Një insistim me këmbëngulës i BE për luftimin e krimit te organizuar dhe me një reformë me gjithë përfshirëse ne institucionet ma të larta të shtetit,  aty ku dihet që ata qe e pruan Kosovën në këtë gjendje,  tani janë në instancat ma të larta të këtij shteti dhe e udhëheqin këtë shtet”, ka përfunduar Tërnava.

Në fund, Tërnava ka thënë se Gjykata Speciale ka për të kontribuar në zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe krimeve në përgjithësi, prandaj të " mëdhenjtë e shtetit" për ta shpëtuar vetën do të kontribuojnë që ta tregojnë të vërteten e hidhur të kësaj Kosove të deritanishme.

Ndërsa, analisti dhe publicisti,  Skender Zogaj ka thënë se nëse pjesëtarë të klanit “Pronto” janë shqiptarë të Kosovës dhe nëse këta shqiptarë kanë mundur të jenë kaq brutal kundër vendit dhe popullit të vet, atëherë nuk duhet folur fare për EULEX-in, sepse pjesëtaret e EULEX-it i kanë të rregulluara punët në shtetet e veta dhe, tek ne kanë ardhur për të ndihmuar, e jo për të zgjidhur problemet e Kosovës.

Po ashtu, sipas Zogajt nëse institucionet dhe qytetaret e Kosovës nuk duan që të realizojnë obligimet e tyre, atëherë, është krejtësisht e arsyeshme që EULEX-i të hezitojë sepse, vërtetë është absurde që të kërkohet ndërhyra për t'i mbrojt shqiptarët nga shqiptarët.

“Klani Pronto ka vërtetuar se është nëntoka kriminale e instaluar në institucionet më të larta shtetërore të Kosovës. Prontistët janë hajdutë dhe vrasës që ia kanë vra bijtë më të mirë dhe po ia thithin palcën kurrizore lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës. Sipas disa hulumtimeve vepër re klanit Pronto, pos tjerash, janë edhe mbi 8500 diploma falso (nga shkolla e mesme e deri te doktorantura) të blera me porosi dhe me mjete të taksapaguesve, për njerëzit e rrjetit të klanit, që janë të punësuar në administratën shtetërore me ndërmjetësimin e çakajve”, ka thënë Zogaj.

Më tutje, Zogaj mendon se jo EULEX-it, por qytetarëve shqiptarë të Kosovës u takon që të kthjellen dhe të marrin guxim për t'i denoncuar veprat e krimeve dhe kriminelët që i dinë.

“Ndëshkimi me votë, gjithashtu duhet të fillojë të aplikohet sepse është mënyra më e mirë”, ka thënë Zogaj.

Për më tepër për këtë çështje ka folur edhe analisti tjetër, Naim Miftari ka thënë se misioni ndërkombëtar UNMIK dhe misioni i ligjit evropian EULEX kanë hezituar në disa raste dhe kanë bashkëpunuar me “kriminel  të mëdhenj” ku edhe disa raste janë korruptuar si materialisht edhe moralisht.

“Unë kam qen vet pjesë e disa segmenteve të sigurisë plus kam qenë dëshmitar i një rasti ku u akuzoheshin grupi Bllaca dhe me ka ra gjatë këtyre viteve të kam takime zyrtare me krye prokuroret e EULEX it dhe mund them lirisht se këta nuk kanë qenë të interesuar ti zbardhin krimet e rënda politike por as krimet tjera. Mund të them lirisht se sa herë u tentua të preket klani Pronto në krye me Hashim Thaçin si ndihmë gjithnjë i ka dal shërbimi sekret francez i cili ka pasur fjalën kryesore dhe ndikimin  në misionin e ligjit  EULEX  dhe asnjë hap i madh për sundimin e ligjit nuk u marr pa dijen e tyre dhe ndikimin e tyre nën hije mos harrojmë edhe deklaratën e ish Prokurores të EULEX  britaniken Marija Bamija e cila e cek ketë fakt mase shumë të vërtet”, ka thënë Miftari.

Më tepër, ai ka shtuar se kushdo qoftë që e ka seriozisht sundimin e ligjit edhe e realizon drejtësinë e pa anshme por ligji ndërkombëtar ka dështuar në Kosovë

“Shumë zyrtar ndërkombëtar janë korruptuar me të holla por edhe disa janë shantazhuar moralisht pasi ju kanë trokuar femra dhe meshkuj vendor vetëm të korruptohen dhe të shantazhohen pastaj nga mafia  politike e vendorëve. Shikoni rastin Kiqina ku faktikisht njerëzit mbahen në burg pa asnjë fakt dhe shikoni rastin Azem Syles apo Adem Grabovcit ku ka fakte shumë të besueshme për krim të organizuar por akterët e dyshuar më shumë rrinë në shpi e spital sesa në paraburgim apo nuk arrestohen fare”.

Po ashtu, Miftari ka thënë se kjo është drejtësi selektive dhe mund quhet gjithçka pos nuk mundet më u thirr drejtësi apo sundim i ligjit edhe ndërkombëtar edhe vendor./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat