Kosova kërkon detaje nga Maqedonia për rastin ‘Kumanova’

Aktuale

Kosova kërkon detaje nga Maqedonia për rastin ‘Kumanova’

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:58
Grupi i Kumanovës

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar rastin “Kumanova”, por ka mbetur në pritje të shkresave nga ana e autoriteteve maqedonase për t’i zhvilluar këto hetime më tej.

Për gati dy vite ky rast është duke u hetuar nga Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha i cili për Kallxo konfirmoi se është duke pritur hetime nga autoritetet e Maqedonisë.

“Unë jam duke pritur shkresa nga shteti i Maqedonisë që i kam kërkuar. Bëhet fjalë për hetime”, tha prokurori Rexha.

Më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes policisë dhe një formacioni të armatosur, pjesëtarë të të cilit vinin nga Kosova.

Nga kjo përleshje ishin vrarë 14 persona të armatosur, 8 policë të Maqedonisë ndërsa ishin arrestuar 29 persona të cilët akuzohen për terrorizëm..

Shumica e personave të armatosur të vrarë dhe atyre të arrestuar janë shtetas të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat