PDK thyen heshtjen: Flet Xhavit Haliti pas “humbjes” në Drenas!

Aktuale

PDK thyen heshtjen: Flet Xhavit Haliti pas “humbjes” në Drenas!

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:47
Xhavit Haliti

Partia Demokratike e Kosovës më në fund ka thyer heshtjen për zgjedhjet në Drenas.

Ndonëse kanë kaluar gati 24 orë që nga rezultatet e para të zgjedhjeve në Drenas, ku PDK për herë të parë që nga paslufta do të shkoj në balotazh, ka ardhur edhe reagimi i PDK-së.

Është njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti ai i cili ka folur shkurt për rezultatin e zgjdhjeve, duke thënë se nuk ka shumë komente.

“Rezultatin e zgjedhjeve çka me komentu, është ky që është. Komente nuk kam”, tha ai, duke shpresuar që kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci do ta fitoj balotazhin.

“Unë, besoj që ka me fitu zotëri Lladrovci”, tha Haliti.

Ndërkaq, deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani nuk ka dashur që të komentoj rezultatin.

“Nuk kam koment”, tha ai shkurt.

Ndryshe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, të mbajtura dje, për herë të parë që nga paslufta, PDK nuk ka arritur që këtë komunë ta fitoj pa balotazh.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit që do të mbahet më 1 janar, do të përballen kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat