UNDP dhe IOM mbështetje për MPB-në

Aktuale

UNDP dhe IOM mbështetje për MPB-në

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:12
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, priti në takim Koordinatorin e OKB-së për zhvillim dhe njëherit përfaqësuesin Rezident të UNDP-së, Andrew Russell, si dhe shefen e Misionit të IOM-it në Kosovë, Tajma Kurt.

 Hyseni me mysafirët biseduan për bashkëpunimin që këto dy organizata i kanë ofruar Ministrisë së Punëve të Brendshme në adresimin e migrimit, trafikimit me qenie njerëzore, si dhe radikalizmit  e ekstremizmit të dhunshëm.

 Njëkohësisht u bisedua për projektet që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm, e që synojnë të rrisin përpjekjet e MPB-së për të parandaluar këto dukuri negative të karakterit transnacional.

 Të gjithë u pajtuan se projektet e përbashkëta të realizuara tashmë, si dhe serioziteti i institucioneve të Kosovës në përbaltjen me këto dukuri kanë dhënë fryte të shumta, si edhe janë vënë në dukje shpeshherë nga raporte të shumta ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat