Ibrahim Kelmendi i përfshirë në vrasjen e Smajl Hajdarajt?

Aktuale

Ibrahim Kelmendi i përfshirë në vrasjen e Smajl Hajdarajt?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:26
Foto arkiv, Smajl Hajdari dhe Ibrahim Rugova

Me rastin e ditëlindjes së ish Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ibrahim Kelmendi njëri prej themeluesve të ish Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka shprehur edhe një herë me anë të fyerjeve kundërshtimin e tij ndaj figurës së Ibrahim Rugovës.

Ai e ka identifikuar ish Presidentin Rugova si adhurues të Titos. Mirëpo, një deklaratë e tillë nuk po u përkrahësve të Presidentit Rugova.

“Me rastin e 72-vjetorit të lindjes të ish-“presidentit” Ibrahim Rugova (IR), dje afishova një urim pak më ndryshe. Ua dedikova tifozëve të IR, që i karakterizova si rugovistë veteranë. Urimit ia bashkangjita edhe katër, ti quaj diskualifike paksa ironike:  Rahmetliu, ka sakrifikuar shumë për Kosovën - vdiq pa pas as edhe një kolibe për trashëgimtarët... E kanë burgosur e torturuar shpesh herë, beee... Vaj-vaj... për Kosovën që ka vdekur adhuruesi pasionant i Titos... Fatziut, si nuk ia mundësoi Allahu të behej president i Shtetit të Kosovës!!! Mjaftoj një kësi provokimi për ti egërsuar tifozët e IR, që ende vazhdojnë të jenë fanatikë, sado që numri i tyre është zvogëluar dukshëm”, kishte shkruar Kelmendi.

Ajet Avdyli, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, ka thënë për “Bota sot”, se Ibrahim Kelmendi, është figura më e përfolur e vrasjeve të pasluftës!

”Ibrahim Kelmendi i cili njihet si anti-Rugovist, kjo dihet e nuk don koment. Pikërisht në përvjetorin e vdekjes së Rugovës, u përpoq të thotë diçka, një refren tashmë të njohur e të përsëritur të tij disa herë, për figurën e personalitetin e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ibrahim Kelmendi është figura më e përfolur e vrasjeve të pasluftës i cili akuzonte jo pak aktivistë të diasporës si marionetë e të lidhur me UDB, si rasti i Enver Hadrit, i vrarë nga falangat e UDB-së në Belgjikë. Në rajonin e Pejës njihet  e përflitet si njëri ndër përgjegjësit ose bashkpjesmarrës në vrasjen e Smajl Hajdarit, një zyrtar i LDK-së dhe ish anëtar i UÇK, i vrarë pas lufte. Në fakt vrasësit e Hajdarit pas vrasjes janë strehuar në shtëpinë e Qerim Kelmendit, vëlla i Ibrahim Kelmendit, ku edhe makina e Qerimit është përdorur në kryerjen e vrasjes”, ka thënë Avdyli.

Lexo edhe këtë: Ibrahim Kelmendi flet për vrasjen e deputetit të LDK-së, ja versioni i tij

Sipas tij, në vrasjen e Smajl Hadarajt është përdorur i njëjti model si në vrasjen e Ekrem Rexhes, komandant Drinit.

Ajet Avdyli ka potencuar se ish- bashkëpunëtorët e Ibrahim Kelmendit, nuk janë vetëm bosa të krimit ekonomik ashtu sic ky i fundit mundohet t`i paraqes.

”Ibrahim Kelmendi me paraqitjet e tij po përpiqet që bashkëpunëtorët e vetë, të i paraqes si bosa të krimit ekomomik, duke bërë përpjekje që kriminelet e vrasësit t`i shnëdrroj vetëm në hajdut e matrapaz e keqpërdorues të Fondit Vendlindja Thërret. Por jo me kaq, këta i kanë mëkatet akoma shumë më të mdha. Dihet publikisht se, flitet e përfëlitet me të madhe se; Ibrahim Kelmendi është i dyshuar për vrasjen e treshës  Gërvallaj dhe Zeka më 1982. Por dua të nënvizoj se emri i Ibrahim Kelmendit përmendet e lakohet shumë shpesh në raportet e Bundestagut mbi veprimtarinë e UDB në emigracion dhe në Gjermani, dhe në dokumenta zyrtare mbi operaconin e ashtuqujtur „Olluja në Stutgart“, Është teper interesante se këto dokumente lexohen kudo, por më së paku në Kosovën tonë, atje do të duhet më së shumti të lexohen por edhe të komentohen në media”, është shprehur ai.

Sipas tij, kritikat e Ibrahim Kelmendit kundër lidërve politik, nuk janë asgjë tjetër pos një përpjekje e dy klaneve mafioze, që sa më lehtë të kalojnë në përballje me Gjykatën Speciale.

Edhe analisti Faik Krasniqi, ka thënë se Ibrahim Kelmendi është një ndër bashkëpunëtorët e UDB-së, duke theksuar se një figurë e tillë, nuk mund ta njollos figurën e Presidentit Ibrahim Rugova.

“Bashkëpunëtorët e UDB-së dhe përfituesit e luftës së fundit mundohen ta njollosin figurën e arkitektit të pavarësisë dhe njeriut që më së shumti bëri për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, e një ndër ta është edhe Ibrahim Kelmendi. Faridin Tafallari në librin e tij drejton gishtin drejt Ibrahim Kelmendit për vrasjen e vëllezërve Gërvalla. Jo vetëm ai por shumë shokë të tij dhe patriotë e veprimtarë të çështjes kombëtare, e akuzojnë atë për vrasjen e tyre dhe bashkëpunëtorë të UDB-së. Zdravko Mustaq, ish drejtori i Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (UDB-ës) deri në vitin 1989, me origjinë kroate, tregon se Ibrahim Kelmendi ka qenë agjent i UDB-së me emrin “Sialica”. Prandaj, një figurë e errët dhe kontraverse si Ibrahim Kelmendi e shumë LPK-ista si ai, s'mund të njollosin figurën e Presidentit Rugova”, ka nënvizuar ai.

Ndërkaq, publicisti Rexhep Shahu ka thënë se Presidenti Rugova po vazhdon t`i shkatërroj kundërshtarët e tij edhe për së vdekuri.

“Janë ndër gjerat më të turpshme që kam dëgjuar, jashtë çdo kodi moral, jashtë cdo etike, është urrejtja më e verbër. Në kodin moral të shqiptareve është një e thënë e madhe: "Kush ka vdekur e ka hy në dhe, nuk bën me kuvend me ne", pra nuk është gjallë që të mbrohet, të flas për veten e tij. Pastaj urrejtes së tillë janë të vegjel dhe i kacavirren Rugovës për të fituar emër në kurriz të emrit të Rugovës. Urrejtës të tillë përziejnë pazarin për t'i shpëtuar harrimit, zhdukjes, bjerrjes. Rugova vazhdon ti shkatërroje kundërshtaret e tij, vazhdon ti dënoj me shpërfilje dhe ata e vuajne shpërfilljen pasi janë gati të shesin edhe njerëzit e shtëpisë që të përfillen nga Rugova. Lilipute të tillë do të ketë gjithmonë, por këto janë jashtë cdo standardi moral njerëzor. Edhe lopët kanë më shumë moral”, ka thënë Shahu.

Image
Ibrahim Kelmendi

Ish- themeluesi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i ka quajtur shpifje akuzat të cilat e kanë etiketuar si ish bashkëpunëtor i UDB-së.

“Fatkeqësisht ose fatmirësisht, qysh nga vitin 1979, ballafaqohem me këso akuzimesh. Fatkeqësisht sepse është lufte e ndyre, që në gjuhen përkatëse quhet lufte special e shërbimeve inteligjente. Pat kulmuar me librin „te vërtetat për Kosovën“, qe kishte për autor hiç me pak se kryetarin e RSFJ-se, famozin Sinan Hasani. Ndërsa fatmirësisht, i bie se po paraqisja rrezikim të atij sistemi moniste, diktatorial e pushtues, prandaj po angazhohej edhe vete kryetari i shtetit, për te me luftuar. Këto akuza jam duke i vuajt qysh atëherë, por i kam sfiduar, duke i mbijetuar, qofte edhe vetëm për te rrëfyer e dëshmuar. Tani, vazhdoj të akuzohem nga ata qe vazhdojnë të jene pjese e atyre shërbimeve, sepse njëherë në ato shërbime, përjetësisht mbetesh pjese e tyre, nuk mund të dezertosh. Dihen praktikat e shërbimeve sekrete, si i dënojnë dezertoret. Por, atyre po ju bashkëngjiten edhe viktimat e tyre, që janë mashtruar e dresuar gjatë viteve nga lufta speciale e shërbimeve armiqësore. Këta nuk dinë të jetojnë në Kosovën e çliruar, si bashkëqytetarë të çliruar, nuk dinë të debatojnë qytetarisht për të kaluarën, por shërbehen me këso akuzash te shpifura, me mendim se kështu do të me mundin më lehtë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se është sajuar edhe emri i Zdravko Mustaqit.

“Konkretitizim: kane sajuar krejtësisht naivisht, sikur Zdravko Mustaq, ish shefi i SDB-së federative, gjatë viteve te 80-ta, sikur ai me paska komanduar si të komplotoj UÇK-në kur ai njeri nuk ishte aspak në ato funksione në vitet e 80-ta, por ishte i angazhuar për çlirimin e Kroacisë, si këshilltar i presidentit Tugjman, në kohen kur ende UÇK-ja nuk ishte e themeluar. Fatkeqësisht janë edhe ca viktima, të dresuara si sektare rugoviste. Mjafton te shtrohet pyetja, ishte Ibrahim Rugova pacifist ose marionete, dhe ata gufojnë ngjashëm me pjesëtaret e sekteve religjioze, ne vend qe te debatojnë qytetarisht. Ndoshta nuk është rendi dhe vendi te ofroj konkretizime ilustruese, që kane të bëjnë me këto shpifje që u shpërndanë dje, që kishin për autor Emin fazliun (alias “Emil Kastriotin”), njeri nga kundërshtaret shumëvjeçar në emigracion”, ka nënvizuar ai.

Kelmendi po ashtu ka dhënë versionin e tij lidhur me vrasjen e ish Deputetit Smajl Hajdaraj dhe arsyen se përse është përmendur emri i tij në këtë rast.

“Po, edhe me atë rast më kanë ndërlidhur, meqë unë pata shkruar atëherë se Smajl Hajdarin duhet ta kishin vra strukturat serbe, për ti disiplinuar parlamentaret e LDK-së, që të rrinë të rreshtuar si ushtar pas NJESHIT. Paraprakisht pat ndodh një "skandal". Ibrahim Rugova nuk e kishte shumicën në Kuvend për tu bërë president, si në rastin e fundit Hashim Thaçi. Dhe thirri mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së,  për tu treguar se ishin të domosdoshme votat e Povratakut serb. Në atë rast emocionalisht ka kundërshtuar Smajl Hajdari. Që të mos eskalonte mbledhja në ndonjë shpërthim, sepse disa të LDK-së duhet të ishin lodhur nga komandimi i NJESHIT, IR ndërpret mbledhjen. Pak me vone mora vesh çfarë kishte ndodhur gjatë mbledhjes nga burimi autentik. Atë rast pata marre si njërën nga arsyet, pse u vra Smajl Hajdari. Rezervistët titiste dhe sektare u hallakaten, pse unë shpreha atë lloj dyshimi. U hakmorrën duke aluduar, mos unë kisha kontribuar të vritej, në kohen kur unë kisha konsideratë ekstra, se si një ish-pacifist rugovistë ishte angazhuar në luftë çlirimtare në kuadër te UÇK-së, bile edhe si komandant në një regjion, siç ishte Rugova famëmadhe”, ka përfunduar Ibrahim Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat