Ibrahim Kelmendi flet për vrasjen e deputetit të LDK-së, ja versioni i tij

Aktuale

Ibrahim Kelmendi flet për vrasjen e deputetit të LDK-së, ja versioni i tij

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:38
Ibrahim Kelmendi

Ish- themeluesi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i ka quajtur shpifje akuzat të cilat e kanë etiketuar si ish bashkëpunëtor i UDB-së.

“Fatkeqësisht ose fatmirësisht, qysh nga vitin 1979, ballafaqohem me këso akuzimesh. Fatkeqësisht sepse është lufte e ndyre, që në gjuhen përkatëse quhet lufte special e shërbimeve inteligjente. Pat kulmuar me librin „te vërtetat për Kosovën“, qe kishte për autor hiç me pak se kryetarin e RSFJ-se, famozin Sinan Hasani. Ndërsa fatmirësisht, i bie se po paraqisja rrezikim të atij sistemi moniste, diktatorial e pushtues, prandaj po angazhohej edhe vete kryetari i shtetit, për te me luftuar. Këto akuza jam duke i vuajt qysh atëherë, por i kam sfiduar, duke i mbijetuar, qofte edhe vetëm për te rrëfyer e dëshmuar. Tani, vazhdoj të akuzohem nga ata qe vazhdojnë të jene pjese e atyre shërbimeve, sepse njëherë në ato shërbime, përjetësisht mbetesh pjese e tyre, nuk mund të dezertosh. Dihen praktikat e shërbimeve sekrete, si i dënojnë dezertoret. Por, atyre po ju bashkëngjiten edhe viktimat e tyre, që janë mashtruar e dresuar gjatë viteve nga lufta speciale e shërbimeve armiqësore. Këta nuk dinë të jetojnë në Kosovën e çliruar, si bashkëqytetarë të çliruar, nuk dinë të debatojnë qytetarisht për të kaluarën, por shërbehen me këso akuzash te shpifura, me mendim se kështu do të me mundin më lehtë”, ka thënë Kelmendi për "Bota sot".

Kelmendi ka thënë se është sajuar edhe emri i Zdravko Mustaqit.

“Konkretitizim: kane sajuar krejtësisht naivisht, sikur Zdravko Mustaq, ish shefi i SDB-së federative, gjatë viteve te 80-ta, sikur ai me paska komanduar si të komplotoj UÇK-në kur ai njeri nuk ishte aspak në ato funksione në vitet e 80-ta, por ishte i angazhuar për çlirimin e Kroacisë, si këshilltar i presidentit Tugjman, në kohen kur ende UÇK-ja nuk ishte e themeluar. Fatkeqësisht janë edhe ca viktima, të dresuara si sektare rugoviste. Mjafton te shtrohet pyetja, ishte Ibrahim Rugova pacifist ose marionete, dhe ata gufojnë ngjashëm me pjesëtaret e sekteve religjioze, ne vend qe te debatojnë qytetarisht. Ndoshta nuk është rendi dhe vendi te ofroj konkretizime ilustruese, që kane të bëjnë me këto shpifje që u shpërndanë dje, që kishin për autor Emin fazliun (alias “Emil Kastriotin”), njeri nga kundërshtaret shumëvjeçar në emigracion”, ka nënvizuar ai.

Kelmendi po ashtu ka dhënë versionin e tij lidhur me vrasjen e ish Deputetit Smajl Hajdaraj dhe arsyen se përse është përmendur emri i tij në këtë rast.

“Po, edhe me atë rast më kanë ndërlidhur, meqë unë pata shkruar atëherë se Smajl Hajdarin duhet ta kishin vra strukturat serbe, për ti disiplinuar parlamentaret e LDK-së, që të rrinë të rreshtuar si ushtar pas NJESHIT. Paraprakisht pat ndodh një "skandal". Ibrahim Rugova nuk e kishte shumicën në Kuvend për tu bërë president, si në rastin e fundit Hashim Thaçi. Dhe thirri mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së,  për tu treguar se ishin të domosdoshme votat e Povratakut serb. Në atë rast emocionalisht ka kundërshtuar Smajl Hajdari. Që të mos eskalonte mbledhja në ndonjë shpërthim, sepse disa të LDK-së duhet të ishin lodhur nga komandimi i NJESHIT, IR ndërpret mbledhjen. Pak me vone mora vesh çfarë kishte ndodhur gjatë mbledhjes nga burimi autentik. Atë rast pata marre si njërën nga arsyet, pse u vra Smajl Hajdari. Rezervistët titiste dhe sektare u hallakaten, pse unë shpreha atë lloj dyshimi. U hakmorrën duke aluduar, mos unë kisha kontribuar të vritej, në kohen kur unë kisha konsideratë ekstra, se si një ish-pacifist rugovistë ishte angazhuar në luftë çlirimtare në kuadër te UÇK-së, bile edhe si komandant në një regjion, siç ishte Rugova famëmadhe”, ka përfunduar Ibrahim Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat