Lladrovci: Festën, pa asnjë dyshim, do ta gëzojmë më 18 dhjetor

Aktuale

Lladrovci: Festën, pa asnjë dyshim, do ta gëzojmë më 18 dhjetor

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:08
Fushata e PDK-së në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili më 18 dhjetor do të ballafaqohet në balotazh me kandidatin e Nismës, ka thënë se qytetarët e Drenasit, me votën e tyre, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dëshmuan sërish besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Festën, pa asnjë dyshim, do ta gëzojmë më 18 dhjetor”, ka thënë ai.

“I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët për besimin dhe kulturën e lartë politike që treguan. Ne jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve. Bashkë kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar në fund të postimit në Facebook, Ramiz Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat