Ambasada Amerikane kërkon ndihmën e qytetarëve kundër korrupsionit në Kosovë

Aktuale

Ambasada Amerikane kërkon ndihmën e qytetarëve kundër korrupsionit në Kosovë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 20:31
Delawie së bashku me Drejtorin e USAID’it, dhe ZSHM Hyland kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për luftimin e dukurisë së korrupsionit.

Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në mesazhin e javës kundër korrupsionit e ka sensibilizuar opinionin publik kundër kësaj dukurie dhe se si duhet ti qasemi këtij problemi si shoqëri.

Delawie së bashku me Drejtorin e USAID’it, dhe ZSHM Hyland kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për luftimin e dukurisë së korrupsionit.

Video e Ditës Kundër Korrupsionit

Ambasadori Delawie: Mendoj që ne të gjithë pajtohemi se korrupsioni është problem i madh në Kosovë. Por nganjëherë, kur doni të gjeni zgjidhje për probleme të mëdha, është më lehtë t’i ndani në pjesë më të vogla. Një pjesë e zgjidhjes është të bëhet më e vështirë që korrupsioni të ndodhë. Çfarë mund të bëjmë për këtë?

Drejtori i USAID-it Hope: Njëri prej projekteve që Ambasada e ka mbështetur është prokurimi elektronik, krijimi i një regjistri publik lidhur me atë se çfarë po ndodh me paratë e qeverisë. Kur gazetarët dhe publiku mund të gjurmojnë lehtë çfarë po bën qeveria, njerëzit do ta kenë shumë më vështirë të bëjnë gjëra të korruptuara.

Ambasadori Delawie: Ju faleminderit! Një pjesë tjetër e zgjidhjes është të sigurojmë që zyrtarët e korruptuar të mbahen përgjegjës. Si po punojmë në këtë drejtim?

ZSHM Hyland: Ambasada ofron trajnim për policë, prokurorë dhe gjykatës për të siguruar që ata të dijnë si t’i hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë personat që veprojnë në mënyra të korruptuara. Ne gjithashtu jemi duke ndihmuar në përmirësimin e ligjeve dhe të procedurave gjyqësore të Kosovës. Nëse zyrtarët e dinë që do të kapen dhe do të mbahen përgjegjës për veprime të korruptuara, ka më pak të ngjarë që ata të marrin vendime të këqija.

Ambasadori Delawie: Kjo është e shkëlqyeshme! Kjo na lë edhe një pjesë tjetër. Mund të jetë pjesa më e vështirë, por kjo është gjithashtu ajo që i bashkon të gjithë. Çfarë mund të bëjnë njerëzit e rëndomtë lidhur me korrupsionin?

Drejtori i USAID-it Hope: Prej 5 deri 9 dhjetor organizatat nga mbarë Kosova do t’i ofrojnë zgjidhjet e tyre për këtë problem gjatë Javës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

ZSHM Hyland: E dimë që njerëzit në Kosovë vërtetë shqetësohen për këtë çështje dhe janë të gatshëm të ndërmarrin veprime.

Ambasadori Delawie: Pa juve, lufta kundër korrupsionit thjesht nuk funksionon. Të gjitha programet e trajnimit dhe sistemet e reja nuk mjaftojnë.

Çfarë të ardhme dëshironi për vendin tuaj? Ju takon juve t’i bashkoheni bisedë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat