Pas zgjedhjeve në Drenicë, Milaim Zeka ka një lajm për komandant Shkupin

Aktuale

Pas zgjedhjeve në Drenicë, Milaim Zeka ka një lajm për komandant Shkupin

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:17
Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka, përmes një statusi në facëbook, ka shkruar për Ferid Berishën apo komandant Shkupin, ku sipas Zekës, Shkupi veç i ka dhënë Kosovës, e ajo asgjë, duke kritikuar ashpër ata që e lanë rrugëve.

Sipas Zekës, sot i ka ardhur një pëllumb, nga Drenica, zona ku ka luftuar komandant Shkupi, e sipas Zekës lajmi ishte i qartë, po kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur i çdo njeriu, e mbi të gjitha, i çdo luftëtari të vërtetë.

Ja postimi i plotë i Zekës:

Nje lajm per komandant Shkupin

Shkupi, perndryshe Ferid Berisha, bashke me Murrizin, kane ardhur nga Holanda, per te luftuar ne Kosove. Te gjithe e keni pa neper cdo stacion te huaj televiziv, duke ju pri Tigrave te Zi.

Shkupi veq i ka dhane Kosoves, ajo, asgje atije. Ata qe jane ba kaps ne lufte, duke u strukur neper lluga, kur ky me shoke luftonte, mbas luftes ia kthyen shpinen. E lane rrugeve, si shume te tjere.
Sot i ka ardhur nje pellumbe, nga Drenica, zona ku ka luftuar. Lajmi ishte i kjarte: Po kthehet dinjiteti i neperkembur i cdo njeriu, e mbi te gjitha, i cdo luftetari te vertete!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat