Drenori tregon se si ishte planifikuar atentati ndaj bashkëpunëtorit të tij

Aktuale

Drenori tregon se si ishte planifikuar atentati ndaj bashkëpunëtorit të tij

Nga: P.R Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:26
Xhavit Drenori

(E plotësuar) - Procesi zgjedhor i cili kaloi mirë dhe u pranua nga të gjitha palët, ka mundur të shndërrohet si tragjedi për ekipin e ish kandidatit të pavaruar për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori.

Kështu ka thënë ai në “Interaktiv”, i cili e ka përshkruar në detaje tentim atentatin me makina të bashkëpunëtorit më të afërt të tij, administratorit të fshatit, emrin e të cilit nuk e ka përmendur.

“Mënyra se si e ka përshkruar ngjarjen ai ju përngjan filmave aksion”, ka thënë Drenori.

“Ka qenë një prit me makina. Njëra veturë ka qenë duke pritur aty që ne i themi te sukat, e më andej e kanë pritur dy vetura të tjera. Ato kanë pritur sinjalin nga makina e parë që po vjen, në mënyrë që ta detyrojnë që të bëjë manovra që do ta largonin prej rrugës. Fati i bashkëpunëtori tonë ka qenë se ka qenë në një veturë më lartë, me një BMW X3, dhe ai ka devijuar rrugën por nuk ka dalë prej saj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rasti është lajmëruar në polici.

Drenori ka thënë se nuk dëshiron që të japë spekulime se kush mund të jenë atentatorit, por ka dhënë sinjale se kjo mund të ishte sulm politik.

“E dimë se vetura të shtrenjta kanë vetëm dy lloj njerëzisht në Drenas, njerëzit e biznesit apo politikanët”, ka thënë ai.

***

Xhavit Drenori: Sonte flas për një rast kriminal mbrëmjen e kaluar në Drenas

Xhavit Drenori, i cili kandidoi si i pavarur për kryetar të Drenasit, ka paralajmëruar se sonte për herë të parë do të tregojë për një atentat në tentativë që ndodhi të dielën në Drenas.

Drenori, i cili mori 12 për qind të votave, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, nuk ka dhënë më shumë detaje, në postimin e tij në Facebook, lidhur me këtë rast.

"Sonte nga ora 23:20 jam musafir në INTERAKTIV. Ndër temat: Mbarvajtja e zgjedhjeve lokale në Drenas, Rezultatet e zgjedhjeve, Balotazhi: profilet e dy kandidatëve, Cili kandidat do duhej të përkrahej?! Si dhe një çështje ekskluzive rreth një rasti kriminal (atentat në tentative) mbrëmjen e kaluar në Drenas!!!", ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat