Krasniqi: Qytetarët e Drenasit i thanë JO aparatit shtetëror dhe Presidentit

Aktuale

Krasniqi: Qytetarët e Drenasit i thanë JO aparatit shtetëror dhe Presidentit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:59
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka thënë se partia e tij nuk ka vërejtje për procesin zgjedhor në Drenas.

Krasniqi duke komentuar zgjedhjet në Drenas ka thënë se në rend të parë ka fituar demokracia, ndërsa ka shtuar se, 55 për qind e njerëzve kanë votuar kundër subjektit qe ka udhëheqë aty qysh nga paslufta.

Krasniqi ju është kundërpërgjigjur zërave nga PDK, duke thënë se nëse ata e konsiderojnë fitore  humbjen e 10 mijë votave, atëherë kjo është çështje e tyre.

Këto deklarata Jakup Krasniqi i ka bërë në Rrokum Rroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat