Mustafa: Po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes

Aktuale

Mustafa: Po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes

Nga: Bota Sot Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 09:32
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka uruar fotografin  Armend Nimani për fotografin e bërë në Kuvendin e Kosovës, gjate hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita e cila është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, nga Revista Time.

Mustafa ka thënë se përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes

“Të nderuar miq,

Kjo fotografi nga Kosova është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, nga Revista Time. Edhe pse fotografia paraqet ngjarjet e pakëndshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, e përgëzoj fotografin e talentuar, Armend Nimani, për suksesin e arritur përmes kësaj fotografie.

Përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes.

Urime Armend Nimanit dhe komunitetit të fotografëve e artistëve pamor!”, ka shkruar Mustafa në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat