Kadri Veseli rrezikon koalicionin e lidhur nga Mustafa e Thaçi

Aktuale

Kadri Veseli rrezikon koalicionin e lidhur nga Mustafa e Thaçi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:37
Kadri Veseli

Njohësit e çështjeve politike kanë pohuar se, politika në Kosovë, nuk është bërë gati për zgjedhje të parakohshme, sepse zgjedhjet të bëra ngutshëm mund t'i shërbejnë kryetarit të PDK-së për tu garantuar si kryetar i PDK, dhe për ta bindur veten se është vetëm ai kryetar dhe nuk i hy në hise Thaçi.

Plani i ri formatimit të qeverisë po mbetet përfundimisht  një  propozim i dështuar  për shkak të pasigurisë së krijuar brenda koalicionit qeverisës për vazhdimin e jetëgjatësisë deri në fund të mandatit.

Kurse sipas tyre, Gjykata Speciale me veprimet e saj, do sjelli një efekt ekstra në politikë ku mund të krijojë ekuilibra të tjerë por që nuk parashikohen nga politikanët që kanë syzet e pushtetit në çdo moment.

Artur Roshi, njohës i çështjeve politike ka pohuar se zgjedhjet në Kosovë nuk janë shumë larg në afatin e caktuar në ligj por për hir të së vërtetës ka diçka që nuk shkon brenda PDK e cila ka një pushtet të fituar nga Thaçi dhe të dhuruar kryetarit të sotëm, Kadri Veselit.

Sipas tij, Mustafa është thjesht duke mbajtur fjalën me Thaçin, por në fakt ajo ka rënë mirëpo tregon një pazotësi të Veselit për të marrë përgjegjësitë që i takojnë si kryetar dhe të shkojë në zgjedhje apo thjesht të tërhiqet nga Qeveria.

“Mustafa me tërheqjen e Veseli mund të rikrijojë qeverinë në tentativë me Haradinaj ose çon vendin në zgjedhje. Këto janë veprimet e moralshme politike që duhet të ndodhin. Veseli po mundohet të menaxhojë edhe kënaqësinë e pushtetit të dhuruar si pjesë e qeverisjes, por nëpërmjet tij kërkon të zgjidhi punët e tij brenda pushtetit të partisë. Kjo mënyrë të sjelluri është karakteristikë e njerëzve me bindje thellësisht të majta. Pra Veseli luan në betejën politike me vetitë e zvarranikut politik të mos përballjes me realitetin dhe përputhjes së saj me meritën”, ka thënë Roshi.

Ai ka vlerësuar se Gjykata Speciale me veprimet e saj do sjelli një efekt ekstra në politikë dhe mund të krijojë ekuilibra të tjerë por që nuk parashikohen dot nga politikanët që kanë syzet e pushtetit në çdo moment.

‘Komandantët’ e falsifikuar, do të fshihen si ushtare të thjeshtë nëpër ferra

Rexhep Shahu, analist politik ka pohuar  se politika nuk është bërë gati për zgjedhje të parakohshme, sepse zgjedhjet të bëra ngutshëm mund t'i shërbejnë kryetarit të PDK-së për tu garantuar si kryetar i PDK, dhe për ta bindur veten se është vetëm ai kryetar dhe nuk i hy në hise Thaçi.

Ai ka pohuar se pasiguria dhe dyshimet në mes palëve në koalicion favorizon mos mbajtje të zgjedhjeve.

“Nëse do të ndihet furtuna e Gjykatës Speciale, atëherë pritet të behën te gjitha manovrat politike për shpëtim si prej një anije që po mbytet, ku edhe do të ikin nga PDK. Madje mund të them se ka mundësi që edhe ‘komandantët’ e falsifikuar të dorëzojnë vullnetarisht gradat, ofiqet dhe të fshihen si ushtare të thjeshtë nëpër ferra”, ka thënë Shahu.

Zgjedhjet në Drenas, një test i mirë për ta matur impulsin elektoral

Ndryshe, Leon Duhanaj analist politik ka vlerësuar se plani për riformatimin e qeverisë i cili me muaj është aktual, me gjasë do të mbetet vetëm një plan dhe "dëshirë".

Sipas tij, kjo vjen për shkak se brenda koalicionit qeverisës ka kalkulime por edhe probleme të dukshme të cilat shpërfaqën me mungesën e fuqisë apo shumicës parlamentare në raste të caktuara kur kërkohet votim me shumicë të kualifikuar.

“Problem tjetër natyrisht është edhe Gjykata Speciale. Sado që po ka përpjekje të minimizohet funksionimi dhe ndikimi i saj. Megjithatë individ të caktuar, mund të kenë filluar ta ndjejnë stresin dhe presionin e brendshëm nga kjo Gjykatë. Zgjedhjet në Drenas, mund të jenë po ashtu një test i mirë për ta matur impulsin elektoral. Kalkulimet në këtë kontekst nuk kanë qenë vetëm në aspektin lokal, por edhe qendrorë. p.sh: LVV-je vendosi te mos garoj në garën për kryetar të Drenasit. Pse? Sepse edhe ashtu e cilësuan degën e vet të shkatërruar  e cila iu bashkua PDK-së dhe se më mirë të mos marrin pjesë fare se sa të dalin të sabotuar. Kjo u jepe të paktën një alibi për manipulim të mëtejshëm të opinionit”, është shprehur Duhanaj.

Ai ka pohuar se këtu mund t'i vërejmë edhe aderimet e vazhdueshme në PDK ku përpos tjerëve në masë te madhe janë ish aktivist të LVV-je, të cilët të zhgënjyer kalojnë në PDK ku disa ishin edhe më herët. 

“Dalja e Organizatës Fraksion nga LVV-je ua hapi syrin kritik anëtarëve të kësaj lëvizje dhe se tashmë çdo ditë e me shumë po e kuptojnë se kjo lëvizje nuk ka qëllime të mira as për Kosovën në veçanti por as për kombin në përgjithësi, prandaj e braktisin. Në përgjithësi tregu politik në Kosovë, është kaotik, kjo ndodhe për shkak të mungesës së ideologjive të çarta brenda programeve politike partiake”, ka thënë Duhanaj.

Ismet Haziri njohës i çështjeve politike ka pohuar se formatimi i qeverisë  nuk është shumë peng i koalicionit qeverisës, sa është çështje e brendshme e partive ne koalicion. 

“Këtë konstatim e them nga fakti se, edhe sikur kjo qeveri të vazhdojë deri në fund të mandatit qeverisës, kanë mbetur pak kohë, prandaj kushdo nga kandidatet e mundshëm nga subjektet  të gëzojë këtë privilegj të futet në qeveri. Politikisht është i konsumuar ngase  koha nuk i premton për ndryshime në aspektin cilësor drejtues të ministrive përkatëse, gjë që askush  nuk e pranon të shijojë këtë karrot të hidhur, nga elitat e partive, kurse një formatim vetëm sa për ndërrim emrash është riskantë dhe në këtë rast krerët e PDK-së dhe të LDK-së nuk do ta bëjnë”, ka thënë Haziri.

Kurse sa i përket, zgjedhjeve të parakohshme Hazirin ka theksuar se koalicioni do të ik në heshtje duke aluduar në atë që kërkonin zgjedhje e që më të zëshëm ishin të PDK-së, për të vazhduar qeverisjen.

“ Drenasi iu ka shkaktuar drithërima të trishta-politike, duke ua bërë me dije se në Kosovë po perëndon koha e bastioneve. Këtë gjendje e konstatojë nga fakti se  brezi i ri nuk dhuron vota, pasi ata janë të injoruar dhe vota e tyre është këmbim me besimin, punën, angazhimin, transparencën, vullnetin, ndershmërinë  për të punuar për mirëqenie, zhvillim dhe perspektiv qytetare e jo për të i rehatuar klanet dhe farefisin e të zgjedhurve duke tradhtuar votën e popullit”, ka thënë Haziri.

 Ai ka vlerësuar se konsolidimi i mbrëmshëm do të përpiqen secila parti ta bëjë në rrethanat ekzistuese  pavarësisht se kush do të prekët nga Gjykata Speciale e cila është rezultat i votave të shumicës  të këtyre deputetëve që bëjnë shumicën në Kuvendin e Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat