Dështimet në luftimin e korrupsionit numërohen para Pallatit të Drejtësisë

Aktuale

Dështimet në luftimin e korrupsionit numërohen para Pallatit të Drejtësisë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 15:41
Performanca para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në luftimin e korrupsionit”.

Në kuadër të “Javës kundër korrupsionit", Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës, në mbështetje të Ambasadës Amerikane organizuan një performancë para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në luftimin e korrupsionit”.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se politikat e sistemit gjyqësor, të cilat janë politika për t’i trajtuar me prioritet rastet e korrupsionit nuk zbatohen në praktikë dhe kësisoj nuk ka  as luftë kundër korrupsionit.

Image
Betim Musliu

Musliu: Nuk kemi luftë kundër korrupsionit

“Politikat e sistemit gjyqësor, të cilat janë politikat për t’i trajtuar me prioritet rastet e korrupsionit assesi nuk zbatohen në praktikë. Këto mesazhe pra dëshmojnë që nuk është se mungojnë politikat në aspektin deklarativ, por mungon zbatimi i tyre në praktikë, prandaj nuk kemi edhe luftë kundër korrupsionit nuk kemi rezultate konkrete prandaj edhe e kemi këtë mirëqenie te qytetarëve të Kosovës që është shumë e keqe dhe kemi mungesë të përspektives evropiane sepse sot jemi ende të izoluar”, tha Musliu.

Sipas tij kjo performancë është për t’i treguar disa prej gjetjeve kryesore për dështimin në luftën kundër korrupsionit në Kosovë, që sipas tij sistemi gjyqësor vazhdon të përballet me lëndë të shumta të korrupsionit të cilat nuk trajtohen me prioritet siç duhet.

Musliu: Ka lëndë të pa zgjidhura nga viti 2002

“Disa prej gjetjeve kryesore, sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me lëndë të shumta të korrupsionit të cilat nuk trajtohen siç duhet me prioritet, ka lëndë të pa zgjidhura të korrupsionit që janë ende në prokurori dhe që janë të vitit 2002, imagjinojeni ka qytetarë që prej vitit 2002 e kanë denoncuar korrupsionin por që këto raste nuk janë trajtuar asnjëherë nga prokuroritë. Po ashtu, edhe raste të korrupsionit që flitet shumë që trajtohen me prioritet nga ana e gjykatave janë raste të cilat zgjatin për me u zgjidh deri në 11 vite. Imagjinojeni një rast i korrupsionit me zgjatë 11 vjet në sistemin gjyqësor të Kosovës”, tha Musliu.

Këto organizata në kuadër të “Javës kundër korrupsionit”, kanë organizuar edhe aktivitete të tjera që kanë temën e përbashkët korrupsionin.

Ky organizim është në kuader te "Javes kundër korrupsionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat