“Hakmarrja”, ndaj komandantëve

Aktuale

“Hakmarrja”, ndaj komandantëve

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Ilustrim

Balotazhi Komunën e Drenasit,  po nxjerr në pah dy çështje, së pari ‘lodhjen’ nga komandantët dhe së dyti, nevojën për ristrukturim të vetë partive politike në vend, pra ato të bëjnë zëvendësimet e komandantëve me profesionistë, pra me teknokratë.

Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e kaluar në Komunën e Drenasit, apo siç njihet me emrin Gllogoc, kanë dëshmuar se strukturat partiake të cilat kemi që nga paslufta e deri më tani, është mese e domosdoshme që t’i futen një riformatimi përmbajtësorë. Shumica e partive politike, të cilat u themeluan pasluftës e sidomos partitë e mëdha që i kemi tani në skenën politike, janë të identifikuara me figura emblematike të luftës.

Komandantët e luftës të cilët ishin thuajse edhe liderë të partive politike, madje edhe kryetarë komunash, koha po dëshmon se demokracia sado e brishtë që është ndërtuar në vendin tonë, po vë në pah mangësitë, apo thënë ndryshe po vë në pah kërkesat e reja, të cilat janë kryekëput kërkesa demilitare të skenës politike.  Balotazhi në këtë komunë po nxjerr në pah dy çështje, së pari ‘lodhjen’ nga komandantët dhe së dyti, nevojën për ristrukturim të vetë partive politike në vend, pra ato të bëjnë zëvendësimet e komandantëve me profesionistë, pra me teknokratë.

Por, pse klasa politike në Kosovë, e ka të pamundur që të dalë nga situata dhe të gjejë zgjidhje nëpërmjet dialogut, cilat janë arsyet që dialogun pozitë–opozitë e zëvendësojnë me akuza dhe kundër akuza, dhe jo me argumente?  Pikërisht, janë nevojat për ‘pastrimin’ e skenës politike nga të fortët.

Pra, të fortët duhet zëvendësuar me teknokratët, në mënyrë që të kem alternativa  profesionale për dalje nga situata të rënda, por edhe të gatshëm që të përballen me politika reale të caktuara. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat