Shala i reagon Lladrovcit: Po të këshillojnë keq, s'ke informata për Malishevën

Aktuale

Shala i reagon Lladrovcit: Po të këshillojnë keq, s'ke informata për Malishevën

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:44
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, i është drejtuar kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një letre publike, të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Letra e Shalës vjen pas deklaratës së Lladrovcit se "Drenasi nuk do të zgjedhë të vuajë si Malisheva".

Shala ka thënë Lladrovci po keqkëshillohet nga ekipi i fushatës së tij, dhe fushata që ai po bën, sipas tij, i bën dëm reputacionit të Lladrovcit dhe të familjes së tij.

Ky është shkrimi i plotë i Shalës në Facebook:

I dashur ambasador,

E kuptoj, je në garë politike për kryetar të Drenasit dhe ju duhet të shpalosni disa projekte për Drenasin.

Ju jeni vëllau i heroit të Kosovës, një njeriu që vepra e përkushtimi për kombin e kishte bërë hero për ne, ende pa ra dëshmor.

Unë kam pas fatin të kaloj pak kohë me bacën Fehmi, e di si shumë të tjerë që as ai e as ju nuk keni punuar e as nuk e keni një mentalitet krahinor, prandaj ju kisha sygjeruar mos lejoni askënd për asnjë benifit momental, që duke bërë aludime krahinore e duke fyer qytetarë të komunave tjera me shpresë që me fitu ndonë votë më shumë.

Kushdo që në ekipen tënde që është duke bërë këtë dhe ju këshillon me bo fushatë në këtë frymë nuk ja do të mirën familjes tuaj të nderuar, as juve personalisht.

Malisheva, Drenica, Dukagjini, Llapi, sa janë të miat, janë edhe të juajat, e të gjithë qytetarëve tonë.

Sa i përket gjendjes në infrastrukturë, kanalizim dhe ujësjellës, sigurisht ju nuk e paskeni vizituar Malishevën e nuk keni informata. Do të dëshiroja që së paku Drenasi të kishte punuar sa gjysma e asaj që është punuar në Malishevë, krejt ndryshe do të ishin fshatrat e Drenasit.

Haxhi Shala

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat