NISMA në koalicion me AKR-në

Aktuale

NISMA në koalicion me AKR-në

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 23:40
Isa Xhemajlaj

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Ora e Fundit, duke folur për zgjedhjet në Drenas, ka thënë se Aleanca Kosova e Re do të bëjë koalicion me NISMA, për të marrën kreun e qytetit.

Ai ka deklaruar se kanë parë vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ndaj janë të bindur se ky koalicion do të jetë fitues.

“Ne kemi pritur më shumë, por jemi rritur 300 për qind në Drenas. Megjithatë dua të bëj me dije se nesër do të bëhet zyrtar koalicioni AKR-NISMA, për të marrë kreun e Drenasit. Qytetarët po duan ndryshime, dhe jam i bindur se ata do të fitojnë; jo partitë politike që me cdo kusht duan ta mbajnë pushtetin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat