Shpend Ahmeti në mesin e 28 politikanëve evropian të 'Politico'-s

Aktuale

Shpend Ahmeti në mesin e 28 politikanëve evropian të 'Politico'-s

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 09:17
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë  në listën vjetore të dytë të portalit informativ të Bashkimit Evropian “Politico”.

Në listën e 2018-së të këtij të përzgjedhur nga redaktorët e politikës, numri një i Prishtinës  është në mesin e 28 politikanëve  të tjerë evropianë që janë zgjedhur  për formësimin e politikës dhe ideve  të Evropës.

Emri i tij u bë publik në një gala darkë që u mbajt mbrëmë në Bruksel, e cila bëri bashkë më shumë se 200 të ftuar të nivelit të lartë që përfaqësojnë sektorët publik dhe privat nga i gjithë kontinenti i vjetër.

Politico 28, klasa e vitit 2017 përfshin në botimin e saj personalitete që kanë marrë vëmendje me punën e tyre gjatë këtij viti.

Kosova për herë të parë u bë pjesë e këtij publikimi me të parin e Prishtinës  pasiqë në të përfshihen vetëm politikanë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ahmeti në shkrim dedikuar atij quhet edhe si ‘Ndërtues i kombit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat