Opozitës i shtohet edhe një ‘Doktor Shkence’

Aktuale

Opozitës i shtohet edhe një ‘Doktor Shkence’

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:14
Haki Shatri

Haki Shatri, ish ministri i Ekonomisë dhe Financave (2004-2007), tash anëtar i Kryesisë në AAK, ka marrë edhe një titull mjaft të rëndësishëm, pikërisht gradën “Doktor shkence”.

Shatri ka doktoruar në UET – Universiteti Evropian i Tiranës, me udhëheqës shkencor Luljeta Mexhozi, para jurisë së kryetar nga Adrian Civici. Shatri ka doktoruar me temë: Privatizimet dhe roli i tyre në politikat Eficiente, Rasti i Kosovës 1999-2008. Tema u vlerësua lartë nga juria, duke e çmuar vlerësimin dhe raportimin në detaje për situatën në këtë periudhë.

Haki Shatri, përndryshe, ka qenë anëtar Bordi në AKM-së, deputet i LDK-së në tre mandate, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, si dhe kryetar i Bordit për Mbikëqyrjen Publike. Sot ai është profesor në Universitetin Publik “Haxhi Zeka”, në Pejë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat