Tahiri: Muri në veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit

Aktuale

Tahiri: Muri në veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:43
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mbajtur sot takim urgjent me Grupin punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit dhe revitalizimin e saj.

Ministrja Tahiri në takim theksoi se ky takim urgjent ka për qëllim të trajtojë disa zhvillime më shqetësuese në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës që lidhen me ngritjen e një muri në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit si dhe masat ligjore që po ndërmerren nga qeveria për të ndaluar këtë ndërtim ilegal dhe për të mposhtur logjikën e mureve dhe barrikadave që janë në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe standardet e BE-së për lëvizjen e lirë.

Përfaqësuesit e institucioneve në këtë takim raportuan se që sot në mëngjes janë marrë masat e para, Policia e Kosovës ka inspektuar lokacionin ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dërguar inspektorët e urbanizmit në terren për të inspektuar zhvillimet, dhe raporti zyrtar pritet gjatë ditës.

Në takim u dakordua plani i masave ligjore të Qeverisë për të ndaluar menjëherë ndërtimin e këtij muri dhe anulimin e çdo veprimi të mëtejshëm që bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat