Rrëfehet familja e të vrarit në Mitrovicë: Ja kush na e vrau djalin

Aktuale

Rrëfehet familja e të vrarit në Mitrovicë: Ja kush na e vrau djalin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:18
Pamje nga vendi ku u vra sot në Mitrovicë Valon Sadiku

Babi i të ndjerit Valonit i vrarë sot në Mitrovicë, Abedin Sadiku ka treguar se i njohin të dyshuarit që ia vranë djalin.

Sipas tij djalin ia qëlloi nxënësi Valdrin Beqiri nga Bajgora, bashkë me një te afërm të tij. 

Ai thotë se motivet nuk i din saktësisht, por mund të kenë të bëjnë të me një konflikt të nisur në mes  dy grupeve.

“Unë nuk e di qysh mundet me shku nxënësi me kallash në shkollë”, tha Abedini duke iu referuar nxënësit të gjimnazit ‘Frang Bradhi” që dyshohet se nxënësi i tij e qëlloi viktimën me plumba të një kallashnikovi.

Deri më tash është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar. Express merr vesh se pikërisht Valdrin Beqiri është kapur nga Policia.

Vrasja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, në rrugën ‘UÇK në Mitorvice. Aty ndodhen 5 shkolla, nder to edhe gjimnazi “Frang Bardhi”,  nxënës i së cilës ishte i dyshuari. I vrari është qëlluar me katër plumba pranë kazermës së FSK’së.

Viktima, 22 vjecari Valon Sadiku ishte student ne Fakultetin e Informatikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat