Seanca për Deharin nuk mbahet më 13 dhjetor, VV kërkon që ajo të mbahet sa më shpejt

Aktuale

Seanca për Deharin nuk mbahet më 13 dhjetor, VV kërkon që ajo të mbahet sa më shpejt

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 15:37
Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka shqyrtuar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Kryetarja e këtij Komisioni Lirie Kajtazi theksoi se është obligim që të shqyrtohet ky peticion më afër 24 mijë nënshkrime, por ajo duke lexuar vendimin e Kryesisë që seanca për rastin Dehari të mbahet më 13 dhjetor, bëri të ditur se në  këtë datë do të mungojnë disa deputetë pasi që do të udhëtojnë jashtë vendit.

 Por  Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje  kërkoi që debati të mbahet të premten e kësaj jave dhe sa më shpejt që është e mundshme.

Por me shumicë votash u vendos që Kryesia edhe njëherë ta trajtojë çështjen e mbajtjes së seancës për një datë përshtatshme, ngase më 13 dhjetor disa deputet do të udhëtojnë në Suedi për një vizitë studimore.

Sipas Kajtazit mbajtja e seancës të premten është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se për këtë nevojiten 40 nënshkrime ose kjo duhet të ftohet nga presidenti ose kryeministri i vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat