Mustafa sulmon ata që "gati e dogjën Kosovën": Kosova i ka kufijtë e trashëguar

Aktuale

Mustafa sulmon ata që "gati e dogjën Kosovën": Kosova i ka kufijtë e trashëguar

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 19:31
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ata që trumbetonin dhe gati e dogjën Kosovën se po humbim mbi 8 mijë hektarë nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi, sot po dalin kundër matjes së territorit, sepse sipas tyre Kosova nuk ka kufij.

Mustafa këtë deklaratë e bëri përmes një postimi në Facebook dhe ka pyetur se si e matën ata Kosovën (pa kufij) për të akuzuar se po humb territor, nëse kjo matje nuk qenka e mundur të bëhet.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qytetarë të nderuar,  Ata që trumbetonin dhe gati e dogjën Kosovën se po humbim mbi 8 mijë hektarë nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi, sot po dalin kundër matjes së territorit, sepse sipas tyre Kosova nuk ka kufij. Shtrohet pyetja se si e matën ata Kosovën (pa kufij) për të akuzuar se po humb territor, nëse kjo matje nuk qenka e mundur të bëhet.  

Kosova i ka kufijtë e trashëguar, prandaj të ashtuquajturit ekspertë të gënjeshtrave dhe zëdhënës të kauzës së rrejshme politike janë sfiduar dhe kanë ardhur ngushtë me iniciativën për matjen e territorit të Kosovës. 

Këta po ia bëjnë një dëm të madh sovranitetit shtetëror të Kosovës! IM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat