AAK-Mustafës: Nëse je Kryeministër, shembe murin në Mitrovicë ose shko!

Aktuale

AAK-Mustafës: Nëse je Kryeministër, shembe murin në Mitrovicë ose shko!

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 19:50
Blerim Kuqi

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi, i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Isa Mustafa ndaj opozitës për demarkacionin.

Kuqi i ka thënë Mustafës se në vend të demarkacionit duhet “të merresh me murin e ta shembesh atë në Mitrovicë”.

“Marrëveshja e juaj për Demarkacionin, e ka dështuar Demarkacionin me Malin e Zi, dhe faji është i juaj dhe vetëm i juaj. Përpjekja e juaj që ta hedhni fajin dikund tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën”, ka thënë Kuqi.

Sipas Kuqit, kjo temë kërkon qasje serioze e shtetërore, e cila po më duket është e pamundur që të bëhët, derisa ju të jeni kryeministër.

Në vazhdim Kuqi ka thënë se sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë.

“Nëse je Kryeministër merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi”,e ka porositur Kuqi Mustafën dhe ka përfunduar: “Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat