Për këtë Drejtor Arsimi u prish koalicioni AKR – LDK në Mitrovicë

Aktuale

Për këtë Drejtor Arsimi u prish koalicioni AKR – LDK në Mitrovicë

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 21:47
Pajazit Hajzeri

Koalicioni qeverisës në Mitrovicë, i bërë nga AKR dhe LDK ka përfunduar.

Merret vesh se arsyeja e prishjes së këtij koalicioni, është shkarkimi i Pajazit Hajzerit nga detyra e Drejtorit të Arsimit të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryertari i LDK-së në Mitrovicë Safet Kamberi, i cili ka thënë se Drejtori i Arsimit është shkarkuar nga AKR pa asnjë njoftim apo lajmërim.

‘’E kanë shkarkuar Drejtorin e Arsimit pa lajmëruar. Nuk shkarkohet kaq lehtë nga detyra një Doktor Shkence i Arsimit, për këtë arsye i erdhi dhe fundi i këtij koalicioni’’ është shprehur Kamberi për Klan Kosova.

Poashtu Klan Kosova mëson se koalicioni është prishur në pajtim  me nivelin qendror të LDK-së në Prishtinë, përfunduar para pak çastesh.

Isa Mustafa më herët mbajti takim me selinë qendrore të LDK-së dhe ka mbëshetur degën e saj në Mitrovicë për çfarë do vendimi që do të merret ka përfunduar Kamberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat