Drenori zbulon se a do të formojë parti politike

Aktuale

Drenori zbulon se a do të formojë parti politike

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:20
Xhavit Drenori

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për planet e tij politike, pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ketë komunë.

Drenori ka thënë se qëllime primare të tij janë ndryshimi i funksionimit të kësaj komune në sferën e pronës komunale, reformat në arsim dhe në shëndetësi, dhe mbrojta e mjedisit.

Ish-kandidati i pavarur që bëri bujë në politikën e vendit për shkak se doli kundër Partisë Demokratike të Kosovës në bastionin e saj në Drenas ka treguar se do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e tij edhe pas zgjedhjeve, deri në arritjen e synimeve të tij.

Ai ka thënë se nuk e pretendon qeverisjen dhe pozitat qendrore të Kosovës, por se qëllimi i tij kryesor është drejtimi i Drenasit, për ta reformuar këtë komunë.

Drenori në “Komiteti” ka treguar se ai është duke krijuar një profil të tij politik, dhe rrjedhimisht do të formojë edhe një iniciativë politike, për të vazhduar përpjekjet për ndryshim të komunës së Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat