Tanja Fajon ka lajme të mira për heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

Tanja Fajon ka lajme të mira për heqjen e vizave për Kosovën

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:46
Rportuesja për vizat për Kosovën, Tanja Fajon

Është shumë e mundshme që Kosovës t’i hiqen vizat gjatë këtij viti. Kështu ka thënë një burim brenda Bashkimit Evropian.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe raportuesja për vizat për Kosovën, Tanja Fajon, e cila në Twitterin e saj ka thënë se sot është bërë një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave për EU, e që është një lajm shumë shpresëdhënës për Kosovën

“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice”,ka shkruar ajo në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat