Krasniqi: Mustafa po vazhdon keqqeverisjen e nisur nga Thaçi

Aktuale

Krasniqi: Mustafa po vazhdon keqqeverisjen e nisur nga Thaçi

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:51
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se në dy vjet qeverisje nga Isa Mustafa vendi pati dështime në fustat kryesore të jetës politike, ekonomike, arsimore dhe shëndetësore.

Krasniqi ka thënë se një ndër dështimet kryesore të Isa Mustafës si kryeministër janë dy marrëveshjet e dëmshme, Asociacioni dhe Demarkacioni.

Ai ka vlerësuar se Qeveria e Isa Mustafës krejt çfarë ka bërë është vazhdimi i keqqeverisjes së nisur nga Thaçi.

“Krejt çka ka bërë Qeveria Mustafa është: vazhdimi dhe thellimi i keqqeverisjes i filluar nga Thaçi. Pra degradimi i qeverisjes nuk ka të ndalur përderisa vendi qeveriset nga mentaliteti bajraktaristë e komunistë. Mentalitet që nuk mund të pajtohet me sundimin e ligjit. Mentalitet që nuk e dinë as çka është shteti i së drejtës”, ka shkruar Krasniqi.

Shkrimi i plotë i tij:

Nëse ju kujtohet disa muaj para se të formohej koalicioni i tashëm politik, ishte formuar LAN-i e më vonë VLAN-i, qytetarët patën festuar. Ndërsa pas formimit të koalicionit të LP-së që bërë një heshtje varri e cila prodhoj një ikje të madhe te qytetarëve nga Kosova në drejtim te vendeve të BE-së.

Tani u bënë dy vjet që kur erdhi Qeveria Mustafa &Thaçi, e cila për dy vjet solli dështime të mëdha në fushat kryesore të jetës politike, ekonomike, zhvillimore, arsimore e shëndetësore. Por, padyshim më kryesorja është: Dëshpërimi i Madh i qytetarëve te Kosovës. Solli dy marrëveshje shumë të dëmshme për proceset politike në vend, si: Demarkacionin me Malin e Zi, me të cilën Kosova po humbë mbi 8200 hektarë tokë. Vazhdimi i marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë në Bruksel, të cilat marrëveshje këtyre dite rezultuan me murin ndarës në Mitrovicë. Marrëveshjet të cilat ishin proklamuar si sukses i madh i Kosovës, se serbet dhe strukturat e Serbisë në Kosovë po integroheshin, këta integruan një pjesë te territorit te Kosovës në Serbi. Sundimi i ligjit nuk shihet në horizont, Sistemi i Drejtësisë ka rënë në kolaps dhe është dezintegruar skajshmërisht. Krimi dhe korrupsioni janë bërë pengesat kryesore për zhvillimin e vendit dhe përgjithësisht investime nuk ka.

Qeveritarët tanë jo pak herë janë krenuar me gjeneratën e re e cila si pas raportit të PISA-s po del të jetë gjysmë analfabete. Shëndetësia është degraduar skajshmërisht, barnat me shumicë shteti i blen më shtrenjtë sesa ato që shiten me pakicë?!

Krejt çka ka bërë Qeveria Mustafa është: vazhdimi dhe thellimi i keqqeverisjes i filluar nga Thaçi. Pra degradimi i qeverisjes nuk ka të ndalur përderisa vendi qeveriset nga mentaliteti bajraktaristë e komunistë. Mentalitet që nuk mund të pajtohet me sundimin e ligjit. Mentalitet që nuk e dinë as çka është shteti i së drejtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat