BE liberalizon vizat me kusht për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ja çka vendos për Kosovën

Aktuale

BE liberalizon vizat me kusht për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ja çka vendos për Kosovën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 dhjetor 2016 Në ora: 15:02
Ilustrim

Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare janë marrë vesh për të liberalizuar vizat me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, por në rast të keqpërdorimit të lëvizjes së lirë ata të vendosen përsëri, shkruan media gjermane Süddeutsche Zeitung.

Vendimi është marrë të hënën mbrëma, ku qytetarëve të dyja vendeve do u lejohet në të ardhmen që të udhëtojnë si turistë në BE për tre muaj brenda një gjashtëmujori, përcjell botasot.info.

Por ajo që bën përjashtim nga liberalizimet e mëparshme, është se brenda dy muajve vendimi mund të shfuqizohet nëse vërehen shkelje të ndryshme si shtimi i azilkërkuesve. Shfuqizimi mund të bëhet me shumicë të thjeshtë në Këshillin e Europës.

Liberalizimi duhej të vlente edhe për Kosovën dhe Turqinë, por për shkak të mos përmbushjes së kritereve të vendosura nga Brukseli, këto dy vende nuk kanë përfituar. Disa ekspertë liberalizimin e vizave me Ukrainën dhe Gjeorgjinë e shikojnë si hap për të larguar ndikimin rus nga ish republikat sovjetike.

Ndërkohë është shumë e mundshme që Kosovës t’i hiqen vizat gjatë këtij viti. Kështu ka thënë një burim brenda Bashkimit Evropian.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe raportuesja për vizat për Kosovën, Tanja Fajon, e cila në Twitterin e saj ka thënë se sot është bërë një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave për EU, e që është një lajm shumë shpresëdhënës për Kosovën

“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice”,ka shkruar ajo në Twitter./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat