Ministri Bushati flet për anëtarësimin e Kosovës në OSCE

Aktuale

Ministri Bushati flet për anëtarësimin e Kosovës në OSCE

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 16:41
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në takimin e 23-të të Këshillit të Ministrave të OSCE-së, ka folur për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Teksa po fliste për bashkëpunimin rajonal, Bushati është ndalur më gjatë tek Kosova. Ai ka thënë se pret që shumë shpejtë Kosova të jetë pjesëmarrëse në atë tavolinë si shtet.

“Kemi bërë përparim të mirë në bashkëpunimin rajonal me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë format janë gjashtë shtete dhe pres ditën që Kosova do të ulet në këtë tavolinë si shtet pjesëmarrës”, ka thënë Bushati.

Bushati e ka inkurajuar kryesuesin e ardhshëm të OSCE-së, Austrinë që të gjejë një rrugë të përshtatshme në mënyrë që të mos ketë diskutime për Kosovën në këtë organizatë, pa qenë prezentë edhe përfaqësuesit nga Kosova.

Ministri Bushati është shprehur i bindur që me kryesimin e Austrisë në këtë organizatë do të vazhdohet puna e mirë e kryesuesve paraprakë për promovimin e mirëkuptimit, paqes, lidhjeve dhe besimit mes njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat