“Pazaret e nëndheshme të Presidentit”

Aktuale

“Pazaret e nëndheshme të Presidentit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:01
Hashim Thaçi

Ndërsa,  Rexhep Shahu analist politik ka pohuar se Presidenti ka gjithmonë shumë mundësi për të "dalë i pa lagur në breg për veten e tij" pasi konjukturat, etja për poste, imponimet, trafiku i votave, i influencave, pazaret e nëndheshme, nuk lejojnë që të behët transparence. 

“Pra të tillët nuk lejojnë të bëhen gjërat hapur për publikun, nuk lejojnë zgjedhje por pajtohemi me zgjidhje që vijnë nga kupola politike”, ka thënë Shahu.

Kosovës i mungon forca institucionale për mbrojtjen e reformës, pasi segmente të caktuara institucionale janë të kapura nga klanet nepotike dhe korruptive të cila e diktojnë lojën zgjedhore. Partitë e koalicionet përveç që mbajnë takime fshehurazi, për ri formatimin e Qeverisë, ata nuk janë edhe transparente emërimet ne Qeveri.  Kjo tregon se klasa politike nuk e ka serioze kërkesën për reformë, meqë për reformim, duhen resurse të reformuara njerëzore dhe instrumente institucionale të fuqishme për mbrojtën e ligjore të çdo lloj veprimi. Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se fillimi i kësaj loje  për reformën zgjedhore, është karta e fundit e presidentit që po e përdorë për ta nxjerrë veten nga izolimi politik i opozitës.

Sipas tyre, reforma zgjedhore e nisur nga Thaçi duket të jetë plotësisht formale dhe sa për sy e faqe, pasi që Thaçi ka themeluar ekipe politike nga koalicioni duke përjashtuar opozitën dhe ekspertet për zgjedhje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat