Dora e zezë e shërbimeve të huaja, “kontrollon” skenën politike

Aktuale

Dora e zezë e shërbimeve të huaja, “kontrollon” skenën politike

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:04
Disa nga viktimat e vrasjeve poltike

“Kemi pasur raste në të kaluarën kur edhe EULEX-i, thoshte se do t`i zbardhë të gjitha rastet e vrasjeve dhe krimet e organizuara nga kushdo qoftë. Por kjo as që ndodhi, sepse skenarët politik dominuan mbi ta, duke i korruptuar dhe thuajse e gjithë zbardhja mbeti në heshtje. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë prokurorja e EULEX-it Marie Bamieh”, ka thënë analisti Ali Hertica.

Vrasjet politike të cilat kanë ndodhur deri në dhjetor të vitit 2000 pritet të jenë nën fokusin e hetimeve të Gjykatës Speciale, e cila do të nis punën nga janari i vitit që po vjen.  Por, sa do të mund t`i dalë në fund këtyre hetimeve kjo Gjykatë, kur dihet se tash e 17 vjet organet e drejtësisë vendore por edhe asaj ndërkombëtare (UNMIK, EULEX), nuk kanë treguar rezultat në hetimin dhe zbardhjen e këtyre vrasjeve. 

Gazeta “Bota sot”, ka realizuar një sondazh në të cilin ka pyetur lexuesit e saj se “A do të zbardhen vrasjet politike të shqiptarëve nga Gjykata Speciale?”. Rreth 53.6% e qytetarëve apo lexuesve të gazetës “Bota sot”, mendojnë se Gjykata Speciale do të dështoj si EULEX-i për vrasjet politike.  Nga ana tjetër për opsionin “Gjykata speciale do t`i zbardhë vrasjet politike”, kanë votuar rreth 27.1 % e lexuesve ndërsa 265 lexues kanë votuar për opsionin “Gjykatat Speciale do të dështoj në zbardhjen e vrasjeve politike. Ndërsa, 224 lexues kanë vlerësuar se Gjykata Speciale nuk do të merret me vrasjet politike. 

Për njohësin e rrethanave politike Arbër Gashi, hetimi i vrasjeve politike do të varet kryekëput nga raporti i forcave në skenën politike të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat