Thaçi priti në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Aktuale

Thaçi priti në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Nga: Bota sot Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:38
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën  ka biseduar për bashkëpunimin në mes të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe EULEX-it.

Gjatë këtij takimi, Thaçi është shprehur se EULEX-i e ka përkrahjen e institucioneve në përmbushjen dhe përmbylljen e misionit të vet.

“Ju përgëzoj për bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet e Kosovës, me qeverinë dhe me ministritë, me organet e rendit e të ligjit”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, shefja e EULEX-it, Papadopoulou,është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit. 

Gjithashtu, ajo e ka njoftuar Thaçin se EULEX ka përfunduar me procesin e ristrukturimit.

“Por, puna jonë vazhdon si më parë. Llogarisim në përkrahjen tuaj që të vazhdojmë më tutje me suksesin e misionit të EULEX-it”, ka thënë Papadoupoulou.

Presidenti Thaçi konfirmoi përkrahjen e institucioneve të Kosovës për EULEX-in. “Kemi synim të njëjtë, kemi vizion të njëjtë, të afrojmë Kosovën drejt BE-së”, ka thënë Thaçi./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat