Krasniqi thotë se çdo luftë kërkon: integritet, guxim e sakrificë

Aktuale

Krasniqi thotë se çdo luftë kërkon: integritet, guxim e sakrificë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:41
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovë, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovë, Jakup Krasniqi ka thënë sot se në konferencat antikorrupsion, po shihen tri kategori të njerëzve: ata që marrin donacione për të bërë zhurmë; ata që flasin e nuk shkojnë përtej fjalëve, pasi nuk i dëgjon kush dhe të korruptuarit dhe mbështetësit e tyre të devotshëm.

Këtë vlerësim Krasniqi e bëri përmes një postimi në Facebook, të cilin mund ta lexoni të plotë:

SHUMË ZHURMË PËR ASGJË, NË KONFERENCAT ANTIKORRUPSION

Ne Konferencat antikorrupsion, po shihen tri kategori te njerëzve.

1. Ata që marrin donacione për të bërë zhurmë;

2. Ata që flasin e nuk shkojnë përtej fjalëve, pasi nuk i dëgjon kush dhe

3. Te korrupturit dhe mbshtetësit e tyre të devotshëm.

Në raste të tilla injorohen krerët e opozitës dhe gjithë vullnetmiret për të luftuar korrupsionin.

Me Këshille e Konferenca, deri sot nuk bem asgjë!

Pa reformuar seriozisht Sistemin e Drejtësisë dhe trupat e tjerë që duhet të ndihmojnë gjyqësinë, le ta harrojmë luftën kundër krimit e korrupsionit.

Çdo luftë kërkon: integritet, guxim e sakrificë.

Këto gjëra nuk po i shohim.

Po shohim shumë gatishmëri për vazhdim te korrupsionit?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat