BE kërkon rrënimin e murit në Mitrovicë

Aktuale

BE kërkon rrënimin e murit në Mitrovicë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 19:55
Muri në veri të Mitrovicës

(E plotësuar) - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka zhvilluar për disa orë sonte një takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), ku është biseduar për fillimin e ndërtimit në Mitrovicë dhe siç deklaroi ajo, BE kërkon rrëzimin e murit ilegal.

Tahiri në një intervistë për televizionin publik  ka thënë se delegacioni i BE-së sot ka qëndruar në Mitrovicë dhe ka parë gjendjen e krijuar pas fillimit të ndërtimit të murit.

Ajo tha se BE është e vendosur për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për lirinë e lëvizjes dhe hapjen e urës mbi lumin Ibër, po ashtu ajo njoftoi se BE kërkon rrënimin e murit.  

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është i autorizuar që të realizojë pastrimin e urës dhe është pjesë e BE-së që ta rrëzojë këtë ndërtim ilegal, pasi është ndërtuar nga strukturat ilegale.

Qeveria ndalon punimet në murin te ura e Ibrit (Dokument)

BE: Zhvillimet më të fundit për urën e Mitrovicës

Marrëveshja për urën e Mitrovicës është arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës në gusht 2015.

BE-ja është takuar me të dyja palët sot për të sqaruar çështjet e lëna pezull në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Te dyja palët janë pajtuar që të harmonizojnë dizajnin e projektit per rivitalizimin e urës në Mitrovicë dhe rregullimin e rrugës “Mbreti Petar”.

Rrethrrotullimi ne veri te Mitrovicës do të lidhet me qendrën në rrugën “Mbreti Petar” kështu duke ofruar liri të lëvizjes, përderisa të gjitha shqetësimet në lidhje me sigurinë janë adresuar.

Palët ranë dakord gjithashtu se dizajni fillestar i rrethrrotullimit, siç është rënë dakord në Bruksel, në gusht 2015, do të respektohet plotësisht.

Bashkimi Europian do të mbetet në kontakt të ngushtë me të dyja palët për të siguruar zbatimin e marrëveshjes së gushtit të vitit 2015, marrëveshjes së zbatuar nga gushti 2016 dhe kuptimin operacional të arritur sot me të dyja palët në mënyrë që afati në 20 janar për rihapjen e urës dhe rrugës së këmbësorëve të përmbushet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat