Sabit Geci në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet pa ndjenja në QKUK

Aktuale

Sabit Geci në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet pa ndjenja në QKUK

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 20:32
Ish eprori i UÇK-së Sabit Geci

Ish eprorit të UÇK-së Sabit Gecit i është rënduar gjendja shëndetësore me ç’rast i njëjti është dërguar pa ndjenja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për këtë e ka konfirmuar  për televizionin publik avokati i Gecit, Haxhi Millaku i cili ka thënë klienti i tij gjatë rrugës për në QKUK është dërguar pa ndjenja dhe se gjendja e tij ka qene e shkallës së rrezikut për jetë.

Gecit i është përkeqësuar gjendja gjatë qëndrimit të tij në burgun e Dubravës.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtorë Sabit Gecin për krime lufte, dhe i njëjti është dënuar me 12 vjet burg./lajmi.net

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat