Kompania që po ndërton murin në Mitrovicë, është nga Malisheva

Aktuale

Kompania që po ndërton murin në Mitrovicë, është nga Malisheva

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 20:58
Muri në veri

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.

Në mur sot është vendosur njoftimi nga MMPH që ndalon punën e ndërtimit.

Lartësia rreth dy metra e murit, që është ngritur në ditët e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka provokuar reagime nga zyrtarët në Prishtinë.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.

Por ajo çka bie në sy në këtë dokument të Inspektoratit të Punës është kompania e cila është duke kryer punimet, e cila është nga Malisheva “7 Vëllezërit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat