Fëmijët e të fuqishmëve e paprekshmëve të PDK-së, nuk kanë frikë as Policinë

Aktuale

Fëmijët e të fuqishmëve e paprekshmëve të PDK-së, nuk kanë frikë as Policinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 dhjetor 2016 Në ora: 12:17
Për vrasjen në Mitrovicë, ku mbeti i vdekur Valon Sadiku, (Djathtas) janë arrestuar dy të rijnë nga 17 vjec, ku njëri nga ta është edhe i dyshuari kryesor për ketë vrasje, Valdrin Beqiri, (Majtas)

Një vrasje kishte ndodhur para dy ditësh në Mitrovicë, që si pasojë la të vdekur 22 vjeçarin, Valon Sadiku.

Personi i dyshuar për vrasje është një i riu nga Mitrovica Valdrin Zeqiri, nëna e së cilit është asambleiste e PDK-së në Mitrovicë, Valbona Fazliu-Beqiri, ndërsa babai i tij Esat Beqiri, është staf i përhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe mban pozitën e zyrtarit të lartë për pagesa.

Ngjarja ka tronditur shoqërinë, ndërsa në anën tjetër  kjo ngjarje komentohet nga shumica se pushteti është duke i amnistuar fëmijët e pushtetarëve, por kësaj i paraprinë PDK-ja përkatësisht fëmijët e deputetëve të kësaj partie.

Image
Personi i dyshuar për vrasjen në Mitrovicë, Valdrin Beqiri

Një gjë të tillë e pohon edhe ish pjesëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut,  Naim Miftari.

Ai thotë se fëmijët e politikanëve po ndihen të paprekshëm prandaj bëjnë edhe dukuri të këqija.

Sipas tij në këto dukuri negative i prinë në shumicën e rasteve djemtë e zyrtarëve të PDK-së pasi kjo parti e kontrollon policinë, gjyqësinë dhe intelegjencë.

“Fëmijët e politikanëve po e ndjejnë vetën si të paprekshëm, kryejnë shkolla pa merita, vozisin vetura super të shtrenjta dhe normal që këta të lazdruarit të politikanëve nuk ja kanë frikën as policisë e as gjyqësisë, siç janë djemt e bossit, Adem Grabovcit që rrahin policinë në detyrë dhe dënohen vetëm me 3000 euro. Bëhet pyetja sa dënohet një fëmijë i një qytetare të varfër nëse e kishte rrahur policin në detyrë, unë besoj se po dajakut që do t’i bëhej ai do të dënohej me disa vite burg. Në këto dukuri negative normal që i prijnë në shumicën e rasteve djemtë e zyrtarëve të PDK-së, pasi kjo parti kontrollon policinë, gjyqësinë dhe intelegjencën, prandaj ata ndihen të pakapshëm dhe të paprekshëm nga ligji” shprehet Miftari.

Ai thotë se pushteti i amniston njerëzit e vet prandaj ndodhin këso gjërash.

“Pushteti në përgjithësi i amniston njerëzit e vet, kjo ndodh që nga pas lufta. Shembull një rast të thjesht kemi pasur edhe atëherë kur truproja e kryeministrit të PDK-së ka vrarë një qytetar të pa armatosur për një rast shumë banal. Ai është dënuar me 8 vite burgim dhe i mban vetëm 5 vite, pra nuk ka lidhje se krimineli me pushtet. Ndërsa nëse një qytetar i thjesht do ta bënte ai ndoshta do të dënohej me 35 vite burg, kjo e tregon edhe drejtësinë sot në Kosovë” vazhdon Miftari.

Image
Majtas: Milaim Zeka, në mes, i dyshuari për vrasjen Valdrin Beqiri, djathtas, Esat Beqiri babai i të dyshuarit

Miftari shton se këso vrasjesh ndodhin kur janë të implikuar djemtë të pushtetarëve.

“Kurse disa vrasje ku janë të implikuar djem të lazdruar të pushtetarëve dhe e gjitha vjen si rezultat se janë të rinj të llastuar, ju mungon edukata familjare dhe ata jetojnë në lluks për shembull një kallashnikov AK47 sot kushton diku 500- 600 euro, ndërsa fëmijët e një të varfëri nuk ka para as mundësi për ta blerë.

Nga Partia Demokratike të Kosovës nuk kanë dashur të prononcohen për këtë temë.

Kurse, Policia e Kosovës thotë se gjitha këto raste trajtohen duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe nuk kanë lidhje me fëmijët e pushtetarëve.

“Policia e Kosovës gjitha këto raste i trajton duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kometent ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, këtu nuk përjashtohen fëmijët e pushtetarëve apo dikush tjetër” shprehet zëdhëndësi i polcisë, Daut Hoxha.

Hoxha thotë se kanë marrë veprime konkrete për parandalimin e armëve ilegale, por përveç atyre në parandalimin e kësaj dukurie duhet të luajnë rol edhe akterët tjerë.

“ Ne në vazhdimësi kemi ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë edhe përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme që njerëzit të vetëdijësohen dhe të parandalohet rrezikimi i sigurisë së përgjithshme apo që mund të çojnë tek kryerja e akteve të tilla. Në aspektin e parandalimit përveç policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë që kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijësimin apo sensibilizimin e shoqërisë për pasojat e veprimet e kundërligjshme në përgjithësi” pohon Hoxha.

Ai thotë se Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të tilla, raste këto që disa kanë autorë të njohur ndërsa disa janë në procese hetimore.

“Nëse iu referohemi statistikave lidhur me zbulueshmërinë e rasteve të vrasjeve nëpër vite Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të tilla mbi 75%. Disa raste te vrasjeve janë me kryesë  të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia ne bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh” përfundon Hoxha për gazetën Bota sot.

Ndërsa sociologët dhe analistët pohojnë se drejtësia është selektive ndaj pushtetarëve e njerëzve që kanë funksione politike.

Image
Viktima, Valon Sadiku

Sociologu, Shemsi Krasniqi thotë se vrasja në Mitrovicë tregon shembullin e keq që personat publikë, zyrtarët shtetërorë abuzojnë me ligjin e rrjedhimisht me shtetin.

“Drejtësia është bërë selektive dhe e pafuqishme, sidomos ndaj të fuqishmëve. Ky rast, jo vetëm që shkaktoi një tragjedi njerëzore, një dhembje të pashërueshme për familjarët dhe miqtë, por dha shembull të keq se si personat publikë, zyrtarët shtetërorë abuzojnë me ligjin, e rrjedhimisht me shtetin” shprehet Krasniqi.

Ai thotë se lënia e armëve në duart e fëmijëve është absurd i llojit të vet, sipas tij policia dhe organet kompentete duhet të angazhohen më shumë për parandalimin e krimit.

“Ky është absurd i vërtetë. Lënia në dispozicion e armës fëmijëve është absurd i llojit të vet. Pasojë fatale e këtij gabimi ishte vrasja e të riut në Mitrovicë. Nuk dihet edhe sa forma tjera të dhunës simbolike, si: frikësim, kërcënim, shantazhim, detyrim, nënshtrim, etj. ndodhin në mesin e fëmijëve dhe të rinjëve dhe nuk dihet sa shpesh ndodhin, si pasojë e këtij abuzimi nga personat e papërgjegjshëm, që fatkeqësisht po ndodhë të jenë edhe persona zyrtarë ose bartës të posteve publike. Jo vetëm policia, por të gjithë mekanizmat e sigurisë duhet të angazhohen në parandalimin e krimit, e jo vetëm të merren me pasojat e tij. Në parandalim mund dhe duhet të kontribuojnë edhe vet qytetarët nëse i deponojnë informatat e nevojshme tek organet e sigurisë” thekson Krasniqi.

Ndërsa sociologu, Fadil Maloku thotë se pasi që disa funksionarë pariakë e politikë nuk ndëshkohen nga institucionet e vendit ndodhin këso rastesh.

Ai thotë se kjo ngjarje nuk ka të bëjë me përdorimin e armëve në duart e pushtetarëve, sa ka të bëjë me faktin e ndëshkimit të policisë e që ligji nuk është i njëjtë për të gjithë.

“Vetëkënaqësia dhe siguria deri ne delirium..e disa funksionareve partiakë dhe politikë, për mosndëshkim nga institucionet e vendit, ka bërë që kjo sjellje të na sjellë edhe në situata morbide të “privilegjeve” të pa qena qytetare, të keqpërdoren nga ky soj funksionaresh tanë! Për mendimin tim, esenca e kësaj problematike nuk qëndron në bartjen apo mosbartjen e armëve të këtyre fëmijëve të funksionareve politike (për shkak se gjykoj këtu ligji është apo do të duhej të ishte i njejtë për gjithë qytetarët e Kosovës!), sa qëndron ne standardet e dyfishta te gjyqësisë dhe policisë se Kosovës, kur janë në pyetje ndëshkimi për shkeljen e ligjeve ekzistuese! (Mos)ndëshkimi, kujtoje unë është parametri me cilësore qe dëshmon se a jemi ne rrugën e shtetit ligjor” thotë Maloku për gazetën Bota sot.

Ai thekson, përsëri që ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, por nëse përjashtohet ligji për një kategori të caktuar atëherë “vaj halli” për vendin e shtetin.

“Ndryshe, nëse vazhdojmë të sillemi edhe ne rrethanat e një procesi të instalimit të demokracisë, me kategoritë dhe normat e një shoqërie “anomike” (ku në fakt përjashtohen normat ligjore të një shteti pretendent!), atëherë vaj halli për ne edhe si vend e edhe si shtet...! Ligji duhet e vleje njejtë për të gjithë qytetaret e vendit”përfundon Maloku.

Image
Babai i të dyshuarit, Esat Beqiri, është staf i përhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe mban pozitën e zyrtarit të lartë për pagesa.

Ndërsa, analisti Leon Duhanaj thotë se ka pasur raste kur fëmijë të politikanëve i kanë shpëtuar drejtësisë falë influencës së prindërve, mirëpo ata nuk i ndihmojnë por i dërgojnë fëmijët e tyre deri tek vrasjet.

“Ngjarje të rënda vrasjesh, edhe pse shumë të dhimbshme për ne si shoqëri, për fat të keq, nuk mund të ndalën krejtësisht. Po, ka patur raste kur fëijë politikanësh, për delikte të ndryshme, i kanë shpëtuar denimit, falë influencës së prindërve. Në raste të caktuara prindërit duke u munduar t'i shpëtojnë fëmijet nga drejtësia, ata i ndihmojnë ata, të thellohen në veprimtaritë kriminale të cilat pastaj çojnë deri në vrasje. Anjë prind nuk e dëshiron këtë për djslë të vet, por nëse në vazhdimësi e mbron nga ligji, atëherë bëhet bashkëfajtorë në krim” shprehet Duhanaj.

Ai thotë se pavarësisht gjitha krimeve nuk duhet thënë që i bëjnë sepse i përkasin kësaj apo asaj partie.

Duhanaj shton se policia e bënë punën e saj si duhet,  mirëpo secili rast i krimit është i pamundur të parandalohet.

 “Për sa i përket policisë, mëndoj që ajo është duke e bërë punën e vet. Natyrisht ja rate ku polic të caktuar nuk janë në nivel të dëtyrës, por në përgjithësi policia e Kosovës është në nivel. Është e pamundur të parandalohet çdo krim, sado që është i rëndë. Por, krimet duhet hetuar, zbuluar dhe, akterët duhet dënuar pa pardon. Nuk mund të thuhet se fëmijët e caktuar i perkasin më shumë kësaj apo asaj pastie. Por mund të thuhet së ne si shkoqëri, duke qenë se jemi e vogël përnga numri, mund të jemi shumë më të kundesshëm që gjëra të tilla mos te ndodhin” pohon Duhanaj.

Poashtu pas vrasjes së Valon Sadikut në Mitrovicë, policia ka konfiskuar arsenal armësh në banesën e të dyshuarit për këtë krim që është djali i asamblistes së PDK-së Valbona Fazliu-Beqiri.

Konfiskimi i armëve në banesën e V.B., të dyshuarit për vrasje të Valon Sadikut dje në Mitrovicë, përshkruhet në kërkesën e prokurorisë së këtij qyteti për caktimin e paraburgimit.

“Një granatë dore, shufër me mbishkrimin policevsing, shkop druri, karikator i zbrazët i AK-47, kondak druri i AK-47, fitil ndezës i granatës, shufër metalike, kapelë-maskë, shall, gazmaskë, tre shirita dhe dy fishekë,” thuhet se u gjetën në banesën e të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat