Përplasja NISMA- PDK/ "Dy fjalë për këlyshët që po lehin kundër Fatmir Limajt"

Aktuale

Përplasja NISMA- PDK/ "Dy fjalë për këlyshët që po lehin kundër Fatmir Limajt"

Nga: B.S Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:27
Bajram Hasani

 “Isni Kilaj je shumë i vogël për të folur për Fatmir Limajn. Je shumë i vogël për ta kontestuar veprimtarinë e tij si në kohën e luftës dhe pas saj” kështu i thotë anëtari i Kryesisë së Nismës, Bajram Hasani , ish- kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj pas deklaratës së tij që ishte shprehur se kryetari Ragip Begaj është në gjendje edhe të shtrembërojë vetëm nëse dëshiron lideri Fatmir Limaj.

Hasani përmes një statusi në Facebook shkruan se Limaj është emblema e UÇK-së dhe gjithashtu e “thumbon” Kilajn duke i thënë se Malisheva është duke lulëzuar pasi ai nuk është në pushtet më.

Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, gjithashtu i drejtohet PDK-së duke iu thënë se e kanë humbur Malishevën ashtu do ta humbin edhe Drenasin dhe Kosovën./BS

Postimi i plotë i Hasanit:

Dy fjalë për këlyshët që po lehin kundër Fatmir Limajt

Isni Kilaj je shumë i vogël për të folur për Fatmir Limajn. Je shumë i vogël për ta kontestuar veprimtarinë e tij si në kohën e luftës dhe pas saj.

Mos harro, nëse flasim për luftën e UCK-së, Fatmir Limaj është emblema e saj. Ai është legjendë e gjallë. Limaj konsiderohet si njeriu që ja solli paqen Kosovës, punoi në shtet-ndërtimin e këtij vendit e që me veprat e tij krenohet e gjithë Kosova.

Isni mos harro që Limaj i solli Kosovës dy projektet më të mëdha e kapitale që njeh historia e këtij vendi atë të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe aeroportin.

Mos u shqetëso, merre shtruar po ju kuptojmë se ju ka kapë ankthi i humbjes së pushtetit. Thonë që” kafsha e plagosur” është më e rrezikshme. Ju në këtë ankth nuk po e dini as çka po flisni kjo po shihet në deklaratat e juve.

Po ta kujtoj Isni se Malisheva po lulëzon pa juve dhe sic e keni e keni humbur Malishevën do ta humbisni edhe Drenasin.

Sa për ta kujtuar këtij vendi nuk i duheni më ti dhe shokët e tu që kanë vepra kriminale dhe e sollën vendin në këtë derexhe, duke i shitur edhe shokët.

Mbaje mend, Fatmir Limaj është njeriu me parimor i skenës politike, njeriu që po ndryshon mentalitetin politik në Kosovë.

Siç e i keni humbur Malishevën, do e humbisni Drenasin dhe krejt Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat