Kuvendi “nën thonj” të SHIK -ut

Aktuale

Kuvendi “nën thonj” të SHIK -ut

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:52
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Vështirë të bjerë kupola e krimit me mbështetje të SHIK-ut pasi rrënjët janë thellë dhe kjo është botë e nëndheshme që komandon të mbidheshmen. Nëse ndodh që në kuvend të zgjidhen njerëz që nuk janë pengje të SHIK-ut apo që nuk i komandon SHIK -u, vetëm atëherë mund të shpresojmë. Kur themi SHIK, nënkuptojmë atë organizëm paralel që veproi ilegal në kohën e luftës dhe u implikua në opinion dhe nuk nënkuptojmë strukturat legale të sigurisë kombëtare që veprojnë me ligje”, ka thënë Rexhep Shahu

Drenasi nuk është më bastioni i Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo të paktën u kuptua në zgjedhjet të cilat u mbajtën të me 4 dhjetor 2016,  që çuan në balotazh kandidatin e kësaj partie Ramiz Lladrovcin, me kandidatin e Nismës për Kosovën Isa Xhemajlaj.   Kjo u konsiderua si një nga humbjet më të mëdha për PDK-në e pasluftës e cila posaçërisht në Skenderaj e Drenas nuk dinte se çka është humbja.  Rezultati i zgjedhjeve në Komunën e Drenasit nga analistët po vlerësohet edhe si sinjal i rënies së kupolës së PDK-së dhe ish SHIK-ut, që për vite me radhë mbajti në këmbë PDK-në, në këto dy Komuna por edhe në gjithë Kosovën.  

 Sipas analistit Ajet Avdyli, për 17 vite Drenasi e qytetarët e Drenasit ishin të kapur nga PDK-ja. Ai ka deklaruar se zgjedhjet e fundit në Drenas nxorën në pah fillimin e këndelljes së qytetarëve të kësaj komune. “Demokracia në Drenas e Skenderaj ekzistonte e shkruar në letër, vota e qytetarëve në të gjitha zgjedhjet deri më tani, ishte votë e vjedhur dhe jo vullnet i qytetarëve të saj. Dihet botërisht vjedhja industriale që ndodhi në vitin 2010 ku PDK-ja, kishte mbushur kutitë e votimit, sa që i'u deshtë edhe Ambasadorit Amerikan të reagoj publikisht. Këto zgjedhje që u mbajtën së fundi, kanë nxjerr në pah se, qytetarët e Drenasit kanë filluar të këndellen, kemi reagimet e para, përplasjet në mes të qytetarëve dhe liderëve të PDK-së”, ka thënë Avdyli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat